Categories: Uncategorized

A do të izolohet Maqedonia e Veriut pas zgjedhjeve, ja çfarë thotë ministri Filipçe

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi sot se vendi po përgatitet për një valë të re të fuqishme të virusit në vjeshtë.

Ai këto komente i bëri gjatë inspektimit në spitalin e ri të Kërçovës tha se i njëjti do të përfundohet brenda dy viteve.

Në pyetjen e Tv21 se a do të hyjë shteti sërish në karantinë pas zgjedhjeve ministri Filipçe tha se nuk mendohet për një gjë të tillë, sidomos tani që numri i rasteve të reja ka filluar të bije. Por nuk e përjashtoi një mundësi të tillë nëse numri rritet ndjeshëm.

“Në këtë moment nuk ka asnjë indikacion për t’u marrë masa shtesë restriktive, marrë parasysh se numri i rasteve të reja bie dhe më pak mendojmë tani për një masë të tillë. Por nëse ndodh të ketë eskalim të situatës normalisht që do të sillet masë restriktive në lëvizje, ndoshta në disa pjesë të vendit ose në gjithë territorin. Por tani për tani indikacione të tilla nuk ka”, u shpreh Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai shtoi se në katër muajt e kaluar Komisioni për Sëmundje Infektive ka qenë i përkushtuar për të rekomanduar ligje dhe protokolle për parandalimin e coronavirusit.

“Protokollet që deri tani i kemi përgatitur për hapjen e sërishme të bizneseve dhe normalizimin e jetës, kanë dhënë rezultate. Është dëshmuar se me respektimin e këtyre protokolleve për mbrojtje nga coronavirusi, është e sigurt të bëhet tregti, të shkohet në punë dhe të shfrytëzohet transporti publik”.

“Dua që në emrin tim personal dhe emrin e Komisionit, t’iu siguroj se dita e zgjedhjeve do të jetë plotësisht e sigurt për të votuar dhe me këtë të realizohet e drejta qytetare. Votimi nuk do të jetë më pak i sigurt nga çdo aktivitet tjetër normal që e bëjmë çdo ditë, p.sh shkuarja në market. Protokolli i ashpër dhe zbatimi i tij janë detyrë dhe përgjegjësi e jona”, theksoi Filipçe. Ndryshe, zgjedhjet do të mbahen më 15 korrik (e mërkurë), e cila do të zgjasë deri në orën 21:00.

të fundit

FOTO/ Pak minuta para protestës kombëtare te Kryeministria, Sali Berisha mbërrin në selinë e PD-së!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbërritur në selinë blu vetëm pak minuta para se të nisë protesta kombëtare…

7 minutes ago

“Kam qejf të jetoj me vjehërr, të zgjohem herët të laj oborrin”, Brikena hap zemrën për jetën në çift

Gjatë një bisede të qetë me disa nga banorët e Big Brother VIP Albania, Benita ka ndarë mendimet e saj…

11 minutes ago

“Mos ha” – Luiz Ejlli i ashpër ndaj Anaid Kalotit pas reagimit për Kiarën

Hapja e Big Brother Fan Club, me moderatore Kiara Titon, ka nisur me një hyrje jo të zakonshme nga Luiz…

15 minutes ago

Lajm i trishtë nga Kosova/ Shuhet zëri legjendar i grupit “Ilirët”, Shemi që u solli shqiptarëve “himnin” e dytë gjendet i vdekur

Një lajm i trishtë ka ardhur pasditen e kësaj të hëne! Këngëtari legjendar, Shemsi Krasniqi, i njohur nga të gjithë…

16 minutes ago

Aksident në Lukovë/ Shoferi 15-vjeçar përplaset një automjet, i mituri përfundon në spital

Rreth orës 16:15, në zonën e Lukovës, ka ndodhur një aksident rrugor. Një motomjet me targë NNH 58, që drejtohej…

39 minutes ago

Renditja e re e FIFA-s, pozicionet e Shqipërisë dhe Kosovës

Kombëtarja shqiptare e futbollit e mbyll vitin 2025 në vendin e 63 në renditjen zyrtare të FIFA-s. Sipas klasifikimit të…

1 hour ago