Izraeli vazhdoi edhe këtë të shtunë sulmet ajrore dhe me artileri në qendër dhe jug të Gazës, thanë banorët.
Luftimet e mbështetura nga ajri janë përqëndruar në rajonet Khan Younis, Nuseirat dhe Maghazi. Njoftimet nga zyrtarët lokalë bëjnë me dije se spitalet janë mbushur me palestinezë të plagosur.
None found
Në 24 orët e fundit, sulmet kanë lënë të vrarë 165 persona dhe kanë plagosur 250 të tjerë në Gazë, njoftuan autoritetet shëndetësore në territorin e kontrolluar nga grupi Hamas.
Pothuajse e gjithë popullsia prej 2.3 milionë banorësh në Gazë është detyruar të largohet si pasojë e goditjeve të Izraelit, që u nxitën nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi që la të vrarë 1200 persona ndërsa 240 të tjerë u morën peng prej këtij grupi.
Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Izraelit që të ulë nivelin e sulmeve në javët e ardhshme dhe të përqëndrohet në sulme që kanë objektiv udhëheqës të Hamasit, edhe pse deri më tani, autoritetet izraelite nuk kanë dhënë ndonjë sinjal për ta bërë një gjë të tillë.
Ndërkohë të premten, administrata e Presidentit Biden miratoi një shitje emergjence armësh për Izraelin. Kjo është hera e dytë brenda një muaji që administrata e Presidentit Biden përdor vendimin e emergjencës duke anashkaluar shqyrtimin që bëhet nga Kongresi për shitjet e armatimeve vendeve të tjera.
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj, siç e cilëson, sulmit verbal të Ivan Stoilkoviqit ndaj deputetes Arbana Pasholli,…
Partia Demokratike e Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë si parti opozitare në procesin e formimit të institucioneve të…
Ish-zëvendëskryeministri dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme, njëherësh deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka vlerësuar se Kosova rrezikon të mbetet…
Kryetari i Parlamentit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore, Besjan Rexhepi, ka reaguar pas emërimit të Jeton Shasivarit në postin…
MPB Maqedoni njofton se dje 13.07.2026 në orën 11:09 të mëngjesit në autostradën A1, pranë fshatit Miletkovë, Gjevgjeli, oficerë policie…
Anëtarja e Partisë Demokratike, Ilirjana Kuçana, ka kërkuar që sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, të tërhiqet nga gara…