Uncategorized

Lubonja për fjalimin dhe mesazhet e Blinken: Në këtë vizitë nuk u fol për demokracinë dhe shtetin e së drejtës

Vizita dhe mesazhet e dhënë sot në Tiranë nga sekretari amerikan Antony Blinken, për analistin Fatos Lubonja janë me dy standarde.

Sipas tij, në këtë vizitë nuk u fol për demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pasi në mes ishin interesat gjeopolitike dhe ekonomike. Ndërkohë shtoi se në vendin tonë, nuk ka një politikan, as nga opozita, që mund t’ia thotë në sy këtë. Lubonja tha se edhe Berisha në gjysmën e parë të reagimit të tij, foli me elozhe për Blinken.

“Për arsye gjeopolitike afrojnë diktatorë, liderë autoritarë, dhe zgjidh probleme me ta, por dhe i miklon dhe thotë ‘burrë i shquar’, si në rastin me Ramën, ose Vuçiç, Erdogan… I ka dalë boja atyre retorikave të mëdha për demokracinë, shtetin e së drejtës, që sot si përmendi fare mu duk.

Janë interesa gjeopolitke dhe ekonomike që maskohen nga këta. Si tha? ‘Sa herë kemi pasur ndonjë problem, na e ka zgjidhur Rama’.

Kur flas për standard të dyfishta, kam parasysh, kur ky është me ne, përdoret një standard se është me ne, dhe kur nuk është, po këta shpallen si armiq. Këtë gjuhën e dyfishtë duhej t’ia thoshte një gazetar atje, sepse e përdori për Ramën por jo për Berishën.

Për mua qeveria e Ramës është me e korruptuara këto 30 vjet.

Biden e ka trajtuar korrupsion si fenomen që vë ne rrezik sigurinë e shtetit kur goditi Berishën, ndërsa këtë e quan burrë i shquar, kjo gjuhë është e neveritshme.

Ata e dinë shumë mirë sesi është situata, por janë në mes interesat gjeopolitike dhe ekonomike.

Edhe Berisha gjysmën e fjalimit për Blinken e kishte me elozhe… Unë mendoj se duhet një opozitë që t’ia thotë në sy. Nuk ka këtu te ne”, u shpreh Lubonja.

të fundit

Horoskopi 3 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjate kësaj dite dhe do ju bëjnë te ndiheni me se miri. Do e…

4 hours ago

Xhaka rrëfen historinë e tij, nga rritja mes të droguarëve, tek e ardhmja si trajner, zbulon që ka marrë edhe licencën

Kapiteni me origjinë shqiptare i kombëtares zvicerane, Granit Xhaka, po aktivizohet në Premier League që nga vera. Ai u transferua…

4 hours ago

Izraeli kryen sulme të reja ajrore në jug të Libanit

Izraeli ndërmori disa sulme ajrore në Libanin jugor, në përfundim të afatit të vendosur për çarmatosjen e grupit militant Hezbollah…

4 hours ago

Zelensky ndryshon edhe ministrin e Mbrojtjes, ia beson ushtrinë një 34-vjeçari!

Presidenti Volodymyr Zelensky ka ndryshuar të gjithë kupolën ushtarake të Ukrainës. Ai njoftoi sot qëllimin e tij për të zëvendësuar…

4 hours ago

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë hapet për qarkullim, policia jep paralajmërimet për drejtuesit e mjeteve

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është rikthyer në funksion normal, ndërsa shërbimet e Policisë Rrugore dhe mirëmbajtjes së rrugës janë ende të…

5 hours ago

E akuzoi Fjollën se ka ndarë burrin nga familja, Valdrin Sahiti i ashpër me Labin

Një debat i fortë dhe emocional ka shpërthyer së fundmi në studio, ku opinionisti Valdrin Sahiti reagoi ashpër ndaj deklaratave…

5 hours ago