Categories: Uncategorized

Torta Mimoza, ëmbëlsirë përfekte për t’u shijuar kurdoherë

Një recetë e veçantë që emrin e merr pikërisht nga ngjashmëria me lulen e pemës së Mimozës.

INGREDIENTËT
250 gram sheqer
140 gram miell
120 gram niseshte patatesh
8 vezë
1 pako me vanilje
Pak kripë
Lëkura e një limoni
Për kremin e pastiçerisë:
5 të verdha vezësh
175 gram sheqer
500 ml qumësht
125 ml pana
55 gram niseshte misri
1 pako me vanilje
Për sherbetin që do lagni pandispanjën:
130 gram ujë
75 gram sheqer

Të lidhura

None found

UDHËZIMET
1.Rrihni vezët në një tas të madh.

2.Shtoni sheqerin, kripën dhe i rrihni përreth 20-25 minuta derisa vëllimi i vezëve të trefishohet.

3.Mielli dhe niseshteja siten dhe hidhen pak nga pak në masën e vezëve të rrahura duke e trazuar lehtë me telin e rrahjes së vezëve.

4.Shtoni lëkurat e grira të limonit. Lyhet tava me gjalpë, spërkatet me pak miell dhe më pas shtohet masa.

5
E fusni në furrë përreth 25-30 minuta në temperaturë 180 gradë celsius dhe më pas e lini të ftohet.

6.Tani përgatisim kremin. Në një tas hidhni të verdhat e vezëve dhe sheqerin dhe filloni i rrrihni me tel kuzhine.

7.Këtë proces duhet ta vazhdoni derisa masa e krijuar të ketë një ngjyrë të verdhë të lehtë, dhe kokrrizat e sheqerit të kenë shkrirë.

8.Në një filxhan hedhim pak nga qumështi që na duhet për recetën dhe aty shtojmë niseshtenë dhe vaniljen. Me një pirun e përziejmë derisa niseshteja të jetë tretur plotësisht.

9.Këtë masë ja shtojmë të verdhave të vezëve dhe sheqerit dhe përsëri i rrahim derisa të jenë lidhur në një masë të vetme.

10.Në një tenxhere të vogël hedhim qumështin dhe e vendosim në zjarr të ulët. Temperatura e qumështit duhet të jetë shumë e vakët kur të hidhni masën e vezëve.

11.Pasi të keni shtuar vezët tek qumështi duhet t’i përzieni ngadalë gjatë gjithë kohës.

12Kur masa të fillojë që të trashet ngadalë largojeni nga zjarri dhe lëreni që të ftohet.

13Kur të jetë ftohur pandespanja ndajeni në tre shtresa, njëra pak më e hollë se dy të tjerat.

14Hiqeni me kujdes koren e jashtme shtresës më të hollë dhe priteni me thikë në kubikë jo shumë të vegjël.

15Njërën nga pandispanjat lageni me përzierjen e ujit dhe sheqerit dhe mbulojeni me një pjesë të kremit të pastiçerisë.

16Sistemojini përsipër pandespanjën tjetër dhe lyejeni të gjithën, edhe anash, me kremin e mbetur.

17Në këtë fazë hidhini përsipër thërrimet e pandespanjës që pretë në kubik të vegjël më parë.

18Kini kujdes që ato të ngjiten tek shtresa e kremit e kështu do të krijohet efekti i lules së mimozës.

19E fusni tortën për 20-25 minuta në frigorifer dhe më pas mund ta shijoni!/neps.al/

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

4 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

4 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

4 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

5 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

5 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

5 hours ago