Categories: Uncategorized

Stresi në punë po “vret” shqiptarët, 51.5 % e punonjesve shfaqin probleme

Stresi i lidhur me punën ka një prevalencë të lartë tek punonjësit në Shqipëri. Ky është konkluzioni i një studimi të fundit nga Fondacioni Friedrich Ebert, i cili shton se, stresi i përjetuar nga punonjësit ka potencialin të ndikojë negativisht në cilësinë e jetës së tyre.

Studimi u përqendrua në Tiranë dhe në të u përfshinë 800 persona të punësuar. Për të matur nivelin e stresit u përdor Shkalla e Stresit në Punë dhe për të identifikuar faktorët stresant u hartua një pyetësor i cili përmban shkaktar të stresit në punë të identifikuar nga studime të kryera në vënde të tjera.

Të lidhura

None found

Sipas formës së matjes së Shkallës së Stresit në Punë, një pjesë e konsiderueshme e punonjësve (48.5 %) përjetojnë stres të nivelit të moderuar dhe 12.4% e punonjësve përjetojnë stres të nivelit problematik.

Të dhënat e përftuara tregojnë se femrat (51.5%) janë më të prirura se meshkujt (43.3%) për të përjetuar stres të nivelit të moderuar, por nuk kanë diferencë me ta në përjetimin e stresit të nivelit problematik (femrat 12.4%, meshkujt 12.6%). Sipas studimit, Një shpjegim i mundshëm mbi këtë fakt është se pavarësisht nga profesioni, femrat janë më të ekspozuara se meshkujt ndaj disa faktorëve stresant siç janë rolet e shumëfishta, pengesat për një karierrë normale dhe diskriminimi.

Arsyet

Gjetjet e studimit sugjerojnë gjithashtu se kushtet jo të mira fizike; ngarkesa e punës; orët e zgjatura të punës; rreziku fizik në punë; përgjegjësia për njerëzit e tjerë; promovimi përtej mundësive; mungesa e sigurisë në punë; marrëdhënie negative me shefin apo kolegët; komunikimi i pa-përshtatshëm me shefin apo kolegët; dhe mungesa e pushimeve në punë nuk ndikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit.

Ndërsa faktorë si presioni i kohës; paqartësia e rolit; konflikti i rolit; mungesa e promovimit; vështirësia në delegimin e punëve; puna jo e mirë në grup; mungesa e pjesëmarrjes në vendimmarrje; trajtimi i pabarabartë në punë; angazhimi në detyra të vështira; dhe niveli ulët i pagës, nd-ikojnë në rritjen e nivelit të stresit tek punonjësit.

Metodologjia:

Për të matur nivelin e stresit në punë dhe për të identifikuar faktorët të cilët e zhvillojnë atë u shpërndanë gjithsej 800 pyetësorë. Te të gjitha institucionet dhe sipërmarrjet e përfshira në studim, pyetësorët u shpërndanë në mënyrë rastësore. Pyetësorët u shpërndanë nga persona të trajnuar, të cilët kanë qëndruar në dispozicion të pjesëmarrësve për të shpjeguar çdo paqartësi të mundshme në lidhje me pyetjet. Në sektorin privat u shpërndanë gjithsej 350 pyetësorë. Bizneset, të cilat u përfshinë në studim janë call center, zyra investimesh, shtypshkronja, banka të nivelit të dytë dhe kompanitë telefonike.

Në sektorin publik u shpërndanë gjithsej 450 pyetësorë. Në administratën publike u shpërndanë 235 pyetësorë. Institucionet në të cilat u shpërndanë pyetësorët janë Inspektorati i Shëndetit Publik, Ministria e Brendëshme e Republikës së Shqipërisë, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe 2 mini bashki të qytetit të Tiranës. Në sektorin e shëndetësisë u shpërndanë 95 pyetësorë.

Pyetësorët u shpërndanë në Qendrën Spitalore “Nëna Terezë”. Në sistemin arsimor u shpërndanë 120 pyetësorë dhe në studim u përfshinë 6 shkolla 9-vjeçare të qytetit të Tiranës. Nisur nga natyra sensitive e objektivit të këtij studimi dhe për të respektuar kërkesën e një pjesë të personave të pyetur, emrat e disa institucioneve nuk janë bërë publike në studim./Monitor/

të fundit

Rama sulmon sërish studentët që i kërkojnë dorëheqjen: Ky gur përcakton se ku mbaron e drejta e protestës dhe ku fillon e drejta e shtetit për të reaguar

Kryeministri Edi Rama ka dalë sërish në një komunikim live duke folur për protestën. Kryeministri Rama, ndalet te dhuna në…

11 minutes ago

Man City rrezikon zbritje pikësh dhe gjobë për 115 akuzat, vendimi pritet deri më 25 dhjetor

Manchester City mund të mësojë deri në fund të dhjetorit se çfarë dënimi do të marrë për shkeljet e shumta…

12 minutes ago

Protestat studentore kundër Ramës, DW: Policia po përpiqet të pengojë rigrupimin e protestuesve

Në Tiranë vijon protesta e studentëve në ditën e shtatë. Të rinjtë fillimisht u mblodhën përpara Ministrisë së Arsimit, me…

16 minutes ago

Këmbimi valutor 20 Tetor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këtë të martë një dollar dollar amerikan, blihet me 80.3 lekë dhe shitet me 81.5 lekë. Euro, blihet me 90.3…

21 minutes ago

Këshilli i Sigurimit diskuton sot për Kosovën në Nju Jork: temat në tryezë

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) do të diskutojë sot për situatën në Kosovë, në një…

22 minutes ago

Student protests/University lecturers to take to the streets today in support of young people

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë (SPUSH) u është bashkuar reagimeve kundër dhunës policore ndaj studentëve protestues, duke thirrur…

22 minutes ago