Duhet ta pranojmë, jo të gjithë zgjohen entuziastë çdo ditë për të shkuar në punë.
Autorja shumë librave bestseller të menaxhimit, Susy Welch, thotë se kur filloi të punonte si eksperte karriere një dekadë më parë u habit “se sa shumë njerëz shkonin të dëshpëruar në punë çdo mëngjes”.
None found
“Nuk mund të them një shifër të saktë, thotë Welch për CNBC Make it, por duhet të jetë më shumë se 20%”.
Arsyet se pse kaq shumë njerëz shkojnë, ditë pas dite, në një punë që e urrejnë, janë zakonisht paratë, fëmijët dhe gjithë gjërat e tjera që i japin kuptim jetës”, thotë ekspertja. Kjo është arsyeja, që kushdo që lufton çdo mëngjes me dëshpërim, duhet të përpiqet të zhvillojë dhe të përsërisë një matra të thjeshtë “që gërmon në thellësi dhe i jep kuptim rrëmujës suaj personale”.
Për shembull, mantra juaj mund të jetë:
“Nuk mund të shkoj aty ku dua, pa qenë këtu më parë”
“Këto janë vite kompromisi, nuk do të zgjasin përgjithnjë”.
Fillimi i ditës me këtë mentalitet mund të ketë ndikim të madh në atë se si do të ndiheni gjatë ditës”
“Një herë kam pasur një mantra, kur isha një mama “single” me katër fëmijë të vegjël dhe punoja 50 orë në javë”, thotë ekspertja.
Motoja e saj ishte: “Qëndro, bëj durim” (Vetëm kështu fëmijët do të mësojnë rëndësinë e punës dhe sakrificës; po e bëj këtë gjë për ne).
Këto fjalë, thotë Welch, më ndihmuan të përballoj shumë mëngjese dhe ditë të vështira, por nuk janë një zgjidhje në afat të gjatë. “Nuk pretendoj që një mantra befas ta bëj jetën të bukur, por është një mekanizëm i efikas, jo një kurë”.
Në disa raste, thotë ajo, “një mantra skadon” dhe nuk është më një instrument i dobishëm për t’u dhënë kuptim rrethanave. Kur kjo ndodh, në të vërtetë është një gjë e mirë, sepse nëse matra juaj ka skaduar, “zilja e zgjimit është një kambanë alarmi”, që mund të tregojë se ka ardhur momenti për një punë të re.
Por deri në atë moment, thotë Welch “Lëreni mantrën tuaj t’ju ndihmojë që të ngriheni nga krevati dhe të arrini suksesin”. Kjo ka fuqinë të ndryshojë gjendjen tuaj shpirtërore dhe ditën që do të vijë”.
Rasti i shumë-pritur po vjen. Sulmuesi Edon Zhegrova mund të ketë sonte (e diele) mundësinë për të qenë titullar ndaj…
Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…
Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…
Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...]Read More...
Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf [...]Read More...
Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…