lifestyle

Para se të hani mëngjes, bëni këto 5 gjëra çdo ditë

Ditës nuk mund t’ia shtosh orët, por shumicën e tyre mund ta bësh më produktive. Këtu janë 5 gjërat që i bën çdo mëngjes dhe që do të të ndihmojnë të përqendrohesh, të fitosh energji dhe të jesh gati për fundjavën e ardhshme.

Zgjohu herët

Të lidhura

None found

Duke i dhënë vetes një orë më shumë në mëngjes, i jep mundësi të parashikojë edhe pjesën tjetër të ditës. Mund t’i arrish lehtësisht të gjitha qëllimet që i ke vënë vetes, të jesh e qetë dhe të mendosh me kthjelltësi për punën dhe orët e ardhshme. Të zgjohesh herët mund të jetë një qëllim i vështirë për t’u kthyer në zakon, por aspak i pamundur. Mos harro që ia vlen edhe pak sforcim për ta bërë. Mjafton një javë dhe do ta shikosh sa të lehtë do ta kesh për t’u ngritur nga shtrati, madje edhe do ta ndiesh veten më produktive. Mjafton të shkosh në shtrat në një orë më të arsyeshme, në mënyrë që zgjimi të mos jetë më aq i dhimbshëm.

Bëj ushtrime

E di që 30 minuta ushtrime të moderuara në ditë janë të barasvlershme me dy orë e gjysmë produktivitet pas një pune 8-orëshe? Atëherë praktikoje këtë në mëngjes dhe përgjatë gjithë ditës në punë do ta ndiesh veten më produktive, sepse ato 30 minuta do të japin efektin në orët që do të shpenzosh në zyrë. Dhe si bonus, koha e ushtrimeve nuk humbet asnjëherë, me gjithë orët e gjata nëpër takime apo emergjencat.

Rishiko gjërat më të rëndësishme

Mjaftojnë 10 minuta për të vendosur gjërat më të rëndësishme që do të arrish gjatë orëve të ardhshme. Ky është një kontroll i thjeshtë që bën me veten, edhe për të rikujtuar çfarë ke prioritet në këtë ditë. Mbaji në mendje dhe përpiqu t’i realizosh sipas parashikimeve. Bëj një listë me dy apo tre gjërat më të rëndësishme (ato që duhet të realizosh patjetër) dhe para se të shkosh në shtrat, rishikoje. Nëse i ke realizuar, atëherë ke bërë progres.

Bëj një listë me gjërat që NUK duhet të bësh

Kushdo ka një listë me disa zakone, nga të cilat do të heqë dorë. Për disa, lënia e duhanit është një hap mjaft i vështirë. Për të tjerë kjo mund të jetë diçka e vogël, por shumë domethënëse për të mos kërkuar falje kur vendos veton “not smoking” në punë. Gjithsesi, çfarëdo që të përmbajë kjo listë me MOS-e, është mirë t’i shkruash dhe pastaj ta rishikosh çdo mëngjes, në mënyrë që t’i hedhësh vazhdimisht sytë te pjesa më e vështirë.

Medito

Ndoshta nuk je ulur asnjëherë këmbëkryq dhe të meditosh për disa minuta. Thjeshtë gjej 5 apo 10 minuta në ditë për të marrë frymë, relaksohu dhe përqendrohu në gjërat më të rëndësishme. Në varësi edhe të qëllimeve që i ke vënë vetes gjatë ditës, por edhe pas listës me MOS-e që ndërtove pak më sipër, kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për t’u qetësuar. Disa ushtrime vizuale pozitive, lutje apo edhe thjeshtë duke menduar me qëllim të mirë për gjërat që do të bësh gjatë ditës (jetën, karrierën, biznesin apo familjen.)

Dhe pasi t’i kesh kryer të gjitha këto rituale, është koha për një mëngjes të shëndetshëm (që e gjen këtu). Edhe pse “mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës”, ekziston një mit që thotë se trupi nuk i djeg njëlloj të gjitha kaloritë që merr nga mëngjesi. Pra, nëse i merr në shtëpi këto kalori, do ta ndiesh veten të ngopur dhe do t’i djegësh më mirë ato, ndërsa nëse pret derisa të shkosh në zyrë, atëherë trupi do t’i depozitojë kaloritë dhe do t’i djegë ato më ngadalë (por edhe pas një ore do të jesh e uritur.) /EO/

të fundit

Danillovski paralajmëron për rrezikun e fruthit: vetëm pesë raste, por mbulimi me vaksina po bie

Mbulimi me dozën e parë të vaksinës MRP ka rënë në 62,7 për qind, shumë larg nivelit prej 95 për…

1 minute ago

Lufta në Lindjen e Mesme/ Trump konfirmon se SHBA-ja ka kryer sulme të reja ndaj Iranit

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se forcat amerikane kanë kryer sulme të kufizuara ajrore ndaj një sistemi kundërajror iranian në…

6 minutes ago

US strikes cargo ship in the Gulf of Oman, suspected of violating blockade on Iranian ports

Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…

6 minutes ago

Alarm over drinking water contamination in Vlora, several cases of poisoning among children and adults

Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…

6 minutes ago

Photo/ Michał Oksiński suspected of being the perpetrator of the Krakow massacre, 25-year-old killed nine people

Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...] Read More... The post…

6 minutes ago

Erion Braçe on Arbër Hajdari’s rumored candidacy in Tirana: He has potential, but there must be a contest within the SP

Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…

7 minutes ago