Categories: Uncategorized

Si të lani një maskë mbrojtëse kundër Covid-19? 6 këshilla nga ekspertët

Tani që të gjithë përdorim maska ​​për fytyrën për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit, njerëzit po pyesin për problemin tjetër: si ta lajmë një maskë.

Këto janë këshillat e ekspertëve:

Të lidhura

None found

1. Lajeni maskën çdo ditë.

“Maska duhet të lahet pas çdo përdorimi,” thotë Purvi Parikh, M.D., një alergolog dhe imunolog dhe anëtar i Mjekëve për Mbrojtjen e Pacientëve. “Për shembull, nëse do të shkoni në një dyqan ushqimor, ajo duhet të lahet kur të ktheheni në shtëpi dhe para se të dilni herën tjetër”.

Idealja është që ta fusni në lavatriçe maskën sa herë që e përdorni, thotë Deirdre Jones, stilisti prapa Rendall Co., i cili do të nxjerrë në treg një linjë maskash prej rrobash, më 13 prill.

2. Përdorni ujë të ngrohtë.

Kur lani një maskë për fytyrën, duhet të siguroheni se po vrisni çdo mikrob, kështu që temperatura ka rëndësi. “Përdorni një mjedis të ngrohtë për të hequr bakteret dhe viruset pa dobësuar pëlhurën,” thotë Jones. Pastruesi juaj i rregullt i rrobave është i mirë. “Përdorimi i këtyre praktikave do ta mbajë maskën tuaj të pastër dhe gjithashtu mjaft të butë duke siguruar që ajo do të qëndrojë në gjendje të shkëlqyeshme për më gjatë,” thotë Jones.

3. Bëni kujdes me mënyrën se si e thani.

“Nëse maska juaj ka sythë elastikë, duhet ta lini të thahet vetë që ato të mos dëmtohen. Nëse keni maska prej cope, mund ta thani në një cikël të rregullt në tharëse,”- thotë Parikh.

4. Lajeni me dorë nëse ju duhet ta bëni kështu.

Nëse nuk keni një lavatriçe, mund ta lajni në lavaman. “Mund të lani me dorë një maskë që është prej cope. Ju mund të përdorni edhe sapunët për këtë. Së pari lagni maskën dhe fërkojeni fuqimisht me sapun, në mënyrë që të keni një lëkure, thotë Jones. Parikh pastaj rekomandon njomjen e maskës në ujë të nxehtë dhe sapun për 30 minuta për t’u siguruar që keni vrarë të gjitha mikrobet. Më pas shpëlajeni dhe thajeni në një sipërfaqe të dezinfektuar, thotë Jones.

5. Merrni në konsideratë blerjen e një maske rezervë.

Idealisht, duhet ta lani maskën sa herë që e vishni, thotë Jones. Kështu që mund të jetë e dobishme të keni një ose dy të tjera reserve, që mund t’i përdorni me rotacion.

6. Si të lani një maskë letre

Këto maska nuk kanë për qëlim të vishen disa herë. Ato janë shumë të vështira për t’u dezinfektuar.

“Ne nuk ju rekomandojmë dezinfektimin e maskave të letrës,”- thotë Parikh. “Nëse keni një furnizim të kufizuar, ju rekomandojmë ta vendosni maskën në një vend të sigurt, të izoluar, siç është një qese letre, për tre deri në pesë ditë dhe pastaj ta ripërdorni.”

të fundit

IFFHS kurorëzon Lionel Messin si lojtarin më të spikatur të Botërorit 2026

Sulmuesi i Kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, është shpallur lojtari më i mirë i Kupës së Botës 2026 nga Federata…

33 seconds ago

Mark Van Bommel, favorit për të pasuar Rudi Garcian në stolin e Belgjikës

Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Bayern Munichut dhe Kombëtares së Holandës, Mark Van Bommel, pritet të marrë drejtimin e Kombëtares së Belgjikës,…

1 minute ago

Pas stuhisë së furishme: 117 makina të dëmtuara, 10 të plagosur dhe godina shtetërore të prekura

Ministria e Punëve të Brendshme informon se zyrtarët e policisë janë vazhdimisht në terren dhe po veprojnë sipas të gjitha…

6 minutes ago

Qindra llogari false në shërbim të propagandës qeveritare/ BIRN zbulon mekanizmin e “patronazhistëve digjitalë”

Ndërsa kryeministri Edi Rama akuzoi publikisht algoritmin e rrjeteve sociale për nxitje të protestave, të dhënat e siguruara nga BIRN…

17 minutes ago

Rrëfen tmerrin 61-vjeçari që mbeti pjesërisht jashtë avionit në fluturim, bashkëshortja: Një shqiptar i shpëtoi jetën

Ljubisa Karovic, 61 vjeç, ka rrëfyer për herë të parë përvojën dramatike që përjetoi pasi u thith pjesërisht nga dritarja…

19 minutes ago

Egnatia sfidon Celjen në Champions, kampionët shqiptarë synojnë një tjetër befas në Rrogozhinë

EgnatiaDitën e sotme, Egnatia do të zbresë në fushë për të zhvilluar takimin e parë përballë NK Celjes, në kuadër…

24 minutes ago