Categories: Uncategorized

Si të kujdeseni për stomakun, gabimet që duhet të shmangni

Ushqyerja e shëndetshme shkon krah për krah me mirëqenien e stomakut. Marrëdhënia mes ushqimit dhe stomakut ka ndikim të drejtpërdrejtë jo vetëm tek shëndeti i organizmit por edhe lumturia e njeriut.

Ky organ në formën e shkronjës J është një makineri e mirëfilltë hormonesh dhe është linja e parë e mbrojtjes së imunitetit.

Stomaku luan një rol kyç jo vetëm në transformimin e ushqyeve në energji dhe në përthithjen e ushqyesve por edhe në mirëqenien e të gjitha organeve të tjera, përfshirë trurin.

Në këtë artikull do të mësoni për 4 veprimet që duhet të bëni çdo ditë për shëndetin e stomakut.

Të thartat

Ushqimet e tharta dhe të hidhura stimulojnë formimin e enzimave tretëse për ushqimin. Ekspertët rekomandojnë që përpara një vakti të rëndë hani një sallatë me spinaq e barishte të egra të spërkatura me lëng limoni. Gjysëm ore përpara një vakti mund të pini një gotë ujë me lëngun e një gjysmë limoni ose gjysëm luge gjelle me uthull molle. Këto kura do të lehtësojnë dhe përshpejtojnë formimin e lëngjeve tretëse.

Pikantet

Xhenxhefili, një zhardhok pikant është kura më e mirë për tretjen. Ai qetëson stomakun, lehtëson tretjen, eliminon fryrjen dhe të përzierat. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj dhe ta pini bashkë me limonin për një shëndet më të mirë të stomakut.

Lëvizja

Përtacia ndikon edhe tek tretja. Ekspertët thonë se njerëzit që duan të përmirësojnë tretjen duhet të kryejnë aktivitet të rregullt fizik. Ky i fundit do të stimulojë kontraktimin natyral të muskujve të sistemit tretës dhe do të lehtësojë eliminimin e mbetjeve ushqimore.

Hidratimi

Nëse njeriu nuk pi mjaftueshëm ujë, trupi do të vuajë nga konstipacioni. Uji është i domosdoshëm për prodhimin e lëngjeve tretëse pa të cilat njeriu vuan nga gazrat, fryrja dhe të përzierat. Ekspertët këshillojnë pirjen e të paktën 2 litrave ujë në ditë.

të fundit

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…

7 hours ago

VIDEO/ Disa u shokuan e disa i mërzitën! Si reaguan ministrat pas propozimeve të Ramës

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…

7 hours ago

Horoskopi 12 Shtator 2025, njihuni me surprizat e yjeve

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…

8 hours ago

Zgjedhjet për Tiranën,Haxhiu: Betejë serioze do të ishte mes Manastirliut dhe Tabakut

Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…

8 hours ago

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmet ndaj Katarit, nuk e përmend Izraelin

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…

8 hours ago

Kosova merr nën kontroll objekte në Graçanicë dhe Shtërpcë ku vepronte Posta e Serbisë

Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…

8 hours ago