Categories: Uncategorized

Si ta bëni garderobën të duket më e shtrenjtë pa shpenzuar shumë

Jo çdo veshje që duket bukur është domosdoshmërisht e shtrenjtë. Sot, qindra opsione për të bërë blerje që prej aksesorëve e deri te veshjet, na japin mundësinë të zgjedhim diçka të thjeshtë duke iu përshtatur stilit dhe buxhetit tonë. Megjithatë, askush nuk e mohon dëshirën për një garderobë luksoze dhe të shtrenjtë. Nëse nuk e keni një të tillë, mund ta bëni të duket sikur e keni me disa mënyra të thjeshta.

1. Rregulli i artë 70/30

Të lidhura

None found

70% e garderobës janë veshje bazike që nuk njohin kohë dhe mund t’i kombinoni gjithmonë me diçka, 30% janë trendet e sezonit. Sekreti i modës është të kuptoni se të gjitha tendencat do të “vdesin” në një moment (edhe pse më të mirat rikthehen më vonë), kështu mund të blini më shumë veshje që janë baza dhe më pas këto i kombinoni me veshje të caktuara të sezonit. Ideja është që tek këto “baza” të investoni më shumë, psh: një palë pantallona të zeza janë një must për çdo garderobë, prandaj është më mirë që të investoni për to dhe t’i keni aty për një kohë të gjatë, pa qenë nevoja të blini të reja çdo sezon. Mendoni këtë: Pse gjithmonë Kim Kardashian duket aq e shtrenjtë, edhe kur veshja e saj është minimaliste? Ajo e di çfarë po bën. Ngjyrat neutrale, nudes, fundet-midi (treçereksh) pas trupit etj., janë veshje të thjeshta, që nuk kërkojnë shumë mundim, por kanë shumë prezencë.

2. Shmang gurët e rremë

Blerja e bizhuterive jo të shtrenjta duket ide e mirë, por kujdes! Shkoni me gold dhe argjend dhe jo me gurë që imitojnë diamantët e gurët e tjerë të çmuar. Një kombinim që nuk të lë kurrë në baltë është: T-shirt i bardhë me bizhuteri gold. Do dukeni bukur dhe veshur shtrenjtë.

3. Kurohu

Buzë të lyera bukur (jo ngjyra të çuditshme që nuk kanë lidhje me veshjen apo vijëzimi shumë lart mbi buzë), thonj të lyer dhe të rregullt dhe flokë të krehur, janë detaje që tregojnë se ju i kushtoni rëndësi pamjes, prandaj të gjithë do të supozojnë se me kaq seriozitet (dhe para) e trajtoni dhe garderobën tuaj.

4. Kujdes me printet

Miksimi i dy dizajneve të ndryshëm (kuadrate me kuadrate, vija me kuadrate etj) mund të jetë i rrezikshëm. Provoni dizajn + plain (copë njëngjyrëshe pa dizajn). Kombinimi i një printi që ju pëlqen me diçka bazike, si bluzë e thjeshtë, duket gjithmonë mirë.

5. Sandalet dhe këpucët

Këtu nuk mund të kursejmë, pasi përveçse bukur, duhet të jemi edhe rehat. Një palë sandale/këpucë të zeza dhe një palë bezhë duhen me patjetër në çdo garderobë. Janë dy ngjyra që kombinojnë me gjithçka, prandaj dhe cilësia e tyre duhet të jetë e mirë pasi do t’i vishni më shumë. Nuk është e thënë që blerjet e shtrenjta, t’i bëni menjëherë. Këtë mund ta bëni gradualisht, derisa të keni në garderobë esencialet që ju duhen. Nga ana tjetër, mund të shpenzoni më pak për ngjyra të tjera, që mund t’ju duhen për një apo dy veshje specifike.

6. Vendos syze dielli

Syzet e diellit e bëjnë veshjen në tërësi të duket e plotë. Këtë sezon qarkullojnë modele të ndryshme të syzeve nga më të voglat, të stilit retro dhe vintage e deri te ato më të mëdha, kështu që mes gjithë këtyre modeleve do ta gjeni diku stilin tuaj.

7. Bëhu blerës i zgjuar

Sot ka 1001 mënyra për t’u veshur ashtu si doni, edhe kur nuk keni paratë e mjaftueshme. Mos harroni të blini kur ka ulje, por edhe këtu tregohuni të kujdesshëm të zgjidhni cilësinë dhe të mos blini një produkt vetëm se është i lirë. Nga ana tjetër, është gjithmonë edhe opsioni i preferuar i shumë vajzave: Second Hand (veshjet e përdorura). (Kuriozitet: Tregu i produkteve të përdorura aktualisht vlerësohet të jetë 24 miliardë dollarë.) Opsione të tjera si riciklimi, DIYs, etj., janë gjithmonë aty sa herë që ndiheni të frymëzuara.

8. Vetëbesim

Me siguri e keni dëgjuar me qindra herë, por është mëse e vërtetë. Aksesori që s’duhet harruar kurrë është vetëbesimi. Nuk mund ta blini aq lehtë sa një aksesor, por mund ta fitoni gradualisht duke punuar shumë me veten dhe për veten.

të fundit

Bashkim Zeneli përcillet të hënën me homazhe në Kuvend

Të hënën, më 2 nëntor, do të zhvillohen homazhet në nderim të diplomatit, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili…

15 minutes ago

Ilnisa Agolli “braktis” Top Channel, paralajmëron surprizën e radhës, ja ku do të shkojë autorja

Ilnisa Agolli ka “trazuar” së fundmi rrjetet sociale, pasi ka njoftuar nisjen e një kapitulli të ri në karrierën e…

15 minutes ago

New loans become more expensive in North Macedonia

Kreditë në Maqedoninë e Veriut po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta, ndërsa qytetarët dhe kompanitë përballen me norma më…

16 minutes ago

Belarus: At least 22 political prisoners held indefinitely in psychiatric hospitals

Të paktën 22 të burgosur politikë në Bjellorusi po mbahen në spitale psikiatrike, ku u nënshtrohen trajtimeve të detyrueshme pa…

16 minutes ago

Havertz vendos sfidën, Arsenali fiton ndaj Liverpoolit dhe kryeson Ligën Premier

Arsenali ka marrë tre pikë të mëdha në udhëtim te Liverpooli, në kuadër të xhiros së nëntë në Ligën Premier.“Reds”…

17 minutes ago

I mituri arrestohet në Moskë pas kërcënimit ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno

Autoritetet ruse kanë arrestuar një të mitur në lidhje me një kërcënim të dyshuar terrorist ndaj kompleksit muzeor Tsaritsyno në…

17 minutes ago