Categories: Uncategorized

Shenjat e horoskopit që lëndohen gjithmonë në dashuri

Kur vendosim të impenjohemi në një marrëdhënie dashurie, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se, edhe pa vullnetin tonë, mund të vuajmë ose të bëjmë tjetrin/ën të vuajë falë sjelljeve tona. Në të vërtetë, nuk duhet menduar se ka humbës apo fitues në një lidhje, por duhet të dini se është e mundur të njohim në mënyrë të qartë, me ndihmën e zodiakut, nëse shenja jote e horoskopit të bën të vuash apo bën të vuajë tjetri në jetën sentimentale.

Shenjat që vuajnë:

Të lidhura

None found

Binjakët

Duke qenë se janë persona që ëndërrojnë, hyjnë në lidhje me shpresën se do përjetojë lumturi në këtë lidhje, por duke menduar kështu, mund të vuajnë nga realiteti dhe zhgënjimet e mundshme. Gaforrja Janë emotivë, ndaj mund të vuajnë shumë në dashuri. Ashtu siç lidhen me lehtësi dhe dedikojnë të gjithë dashurinë e tyre personit që dashurojnë, përfundojnë duke vuajtur sepse vënë re se nuk po ndodh gjithçka ashtu siç e kishin parashikuar.

Virgjëresha

Kanë shumë kujdes në jetën e tyre sentimentale, por mund të lëndohen shumë duke dhënë nga vetja dhe duke mos marrë të njëjtin shpërblim. Ekspozimi i lartë i ndjenjave kthehet në një hidhërim të madh për ta.

Peshorja

Peshoret janë romantike dhe kjo mund t’i çojë në trishtim dhe vuajtje në marrëdhëniet e tyre të dashurisë. Tërheqin shumë shpesh drejt vetes dashuritë e pamundura dhe është pikërisht atëherë që mund të nisë një dramë në jetën e tyre sentimentale.

Ujori

Fatkeqësisht Ujori nuk di të matë emocionet dhe arsyen dhe pikërisht për këtë, mund të mos e kuptojë kur lidhja e dashurisë mund t’i sjellë vuajtje. Ujorët duhet të jenë në gjendje të kontrollojnë ndjenjat e tyre, pasi vetëm atëherë do jenë në gjendje të kenë sukses në dashuri.

Peshqit

Janë njerëz besnikë, romantikë dhe të ndjeshëm e kjo mund t’i sjellë shumë dhimbje dhe vuajtje, sidomos kur vënë re se partneri/ja nuk ka të njëjtat ndjenja.

Shenjat e zodiakut që të bëjnë të vuash:

Dashi

Janë praktikë dhe të vendosur, ndaj mund ta bëjnë partnerin të vuajë, sidomos kur kanë një sjellje kokëforte dhe shpesh të ftohtë. Veç të tjerash janë edhe shumë të ndershëm, ndaj fjalët e tyre mund ta bëjnë të vuaj partnerin/en. Demi Provontë përjetojë marrëdhënie të forta, por dorëzohet shpejt nëse vë re se marrëdhënia nuk është e fortë. Kjo sjellje mund të shkaktojë vuajtje tek partneri/ja, sidomos nëse ka ndarje të papritur, e cila zakonisht nuk ka një shpjegim.

Luani

Janë të dashur në lidhjet e tyre, por kur vënë re se marrëdhënia nuk po shkon mirë, largohen me shpejtësi nga partneri/ja, kryesisht për të mos e patur krenarinë të lënduar.

Akrepi

Sa ç’janë pasionalë dhe intensivë, aq mund të jenë të pandjeshëm në marrëdhëniet e tyre dhe, duke qenë se nuk shprehen qartë, mund të shkaktojnë vuajtje për partnerin/en e tyre me dyshimet dhe paqëndrueshmërinë e tyre.

Shigjetari

Janë persona që duan lirinë dhe kjo mund të jetë vuajtje për partnerin/en. Të jetojnë në ‘burgun e dashurisë’ nuk është ekzaktësisht lloji i marrëdhënies që duan

Shigjetarët dhe nëse vënë re që një gjë e tillë do ndodhë, thjesht heqin dorë nga kjo marrëdhënie. Bricjapi Me racionalitetin dhe prakticitetin që kanë, janë të aftë të lëndojnë njeriun që duan, që nga moment që shpesh Bricjapët janë shumë të sinqertë. Gjatë një marrëdhënie dashurie, mund të flasin më shumë se ç’duhet, duke e bërë ‘gjysmën tjetër’ të ndihet i nënvlerësuar dhe i/e lënduar.

të fundit

Horoskopi 24 Prill 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…

8 hours ago

U kthye si protagonist në momentin e duhur, Muçi tregon vuajtjet: Dy javë nuk mundesha as të ecja

Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…

8 hours ago

Qorri debaton ashpër me Dudushin: Mua të më thonë puthe filanin, kur nuk e shoh dot me sy nuk bëj mor vëlla

Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…

8 hours ago

Ndarja nga jeta e akademikut Rexhep Qosja, Kuvendi mban një minutë heshtje, mungon opozita

Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…

8 hours ago

Hetimet e SPAK për AKSHI-n, Bushati: Pasqyra më e rëndë e asaj që ndodh në Shqipëri! Janë korruptuar të gjithë institucionet shtetërore

Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…

9 hours ago

Aksident fatal në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë/ 39-vjeçari përplas me mjet këmbësorin, humb jetën në vendngjarje

Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…

9 hours ago