Categories: Uncategorized

Shëndeti i syve, njihuni me 6 simptoma që nuk duhet t’i injoroni

u ka ndodhur ndonjëherë që sytë t’ju kruhen aq shumë sa ju duket sikur bebja e syve të shkëputet e të bjerë? Kjo dhe shumë të tjera, janë simptoma të problemeve me sytë që nuk duhen injoruar. Trajtimi i duhur i problemeve me sytë, ju ndihmon të shmangni komplikacione të rënda, thonë ekspertët.

Sipas tyre, njeriu duhet të tregojë kujdes nëse ka dhimbje të syve, probleme me shikimin, rrjedhje, ndjeshmëri ndaj dritës ose ndonjë simptomë tjetër e pazakontë. Përpara se të shkoni tek mjeku, lexoni këtë udhërrëfyes mbi simptomat e disa problemeve më të përhapura me sytë.

Të lidhura

None found

Simptomat:
Skuqje e syve, kruarje dhe lëngëzim
Këto janë simptoma të përhapura të alergjive ndaj polenit, qimeve të kafshëve dhe diçkaje tjetër në ambient që ka rol ngacmues për sytë. Qëndroni larg burimit të alergjisë dhe merrni një medicament kundër alergjive për të ndaluar reagimin imunitar. Lëngjet me pika kundër alergjive, qetësojnë inflamacionin dhe largojnë kruarjen. Mos merrni solucione kundër skuqjes, sepse nuk trajtojnë problemin që në rrënjë.

Simptomat:
Skuqje të syve, kruarje dhe rrjedhje të një lëngu të trashë nga sytë
Këto janë simptomat e një infeksioni në shtresën e jashtme të syrit. Mjeku mund të përcaktojë nëpërmjet analizave nëse infeksioni është viral apo bakterial. Nëse infeksioni është viral, atëherë duhet të dini që ai është ngjitës.
Lotët artificial dhe kompresat e ftohta mund të lehtësojnë irritimin dhe enjtjen e syve. Mjeku mund të përshkruajë solucione antibiotikësh me pika për të përshpejtuar shërimin. Shkoni menjëherë tek mjeku nëse keni dhimbje të syve, ndjeshmëri ndaj dritës, shikim të tjetërsuar dhe skuqje të tejskajshme.

Simptomat:
Gjendër që shkakton dhimbje në cep të syrit ose nën qepallë
Nëse në cep të syrit ju ka dalë një gjendër ose puçër, atëherë kjo ndodh si pasojë e një infeksioni të qerpikut. Përdorni një kompresë të ngrohtë për të përshpejtuar rrjedhjen e lëngut të akumuluar. Mjeku mund të rekomandojë një solucion antibiotik ose të kryejë injeksione kundër enjtjes.

Simptomat
Skuqje dhe përtharje drastike të syve
Përtharja e syve ndodh kur nuk prodhojnë mjaftueshëm lot, ose lotët avullojnë shpesh. Kjo ndodh kur gjendrat e yndyrës në qepalla janë prekur nga inflamacioni, si pasojë e të vështruarit të një ekrani për një kohë të gjatë pa pulitur sytë. Mjekët thonë se sytë duhen pulitur çdo katër sekonda, në të kundërt, yndyrnat nuk çlirohen dhe lotët avullojnë. Nëse ju ka ndodhur që lotët dalin krejt papritur, kjo është një mënyrë e syrit për tu vetëshëruar. Qëndroni larg ajrit të kondicionuar, shmangni vështrim të fiksuar dhe përdorni lotë artificial. Acidet yndyrore Omega-3 duhen konsumuar më shumë se u bëjnë mirë syve. Përtharja e syve nuk duhet injoruar sepse mund të shkaktojë edhe humbje të shikimit.

Simptomat:
Skuqje të syve, përtharje dhe irritim të zonës së qerpikëve.
Këto simptoma vijnë si pasojë e bllokimit të gjendrave të yndyrës. Përdorni kompresa të ngrohta për të lehtësuar qarkullimin e gjakut. Përdorni edhe lotë artificialë për të lehtësuar irritimin dhe ndjesinë e djegies.

Simptomat
Skuqje të syve, shikim të mjegulluar dhe dhimbje të fortë në sy
Këto simptoma vijnë kur syri goditet nga diçka e fortë. Shkoni menjëherë në qendrën më të afërt mjekësore.

të fundit

Protests in Tirana/ Ervin Demo: Violence must be rejected, EU membership is the success of all Albanians

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen kundër dhunës, pavarësisht bindjeve politike…

2 minutes ago

Fire breaks out at a vehicle repair shop in Fier; firefighters bring blaze under control

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Drizë të Fierit, në zonën e njohur si…

3 minutes ago

Tedi Blushi condemns the wounding of a 20-year-old at protest: Orgen Hajderi in intensive care after being hit in the head

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka denoncuar nga Spitali i Traumës plagosjen e 20-vjeçarit Orgen Hajderi,…

3 minutes ago

Protesta në Tiranë/ Ervin Demo: Dhuna duhet refuzuar, anëtarësimi në BE është sukses i të gjithë shqiptarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të bashkohen kundër dhunës, pavarësisht bindjeve politike…

5 minutes ago

Formacionin e ndërtoi me papuçet e vendosura në dysheme”, Cecelia rrëfen episodin humoristik me trajnerin e Dritës

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir është Besart Cecelia, ish-futbollisti i njohur kosovar, i cili pas…

12 minutes ago

Zjarr në një servis automjetesh në Fier, zjarrfikësit vënë flakët nën kontroll

Një servis automjetesh është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Drizë të Fierit, në zonën e njohur si…

38 minutes ago