lifestyle

Alergjitë e syve, këto lloje kanë nevojë urgjente për trajtim te mjeku

Sytë tanë vuajnë në varësi të kushteve sezonale që shkaktojnë konjuktivit alergjik. Majde ka simptoma për t’u kujdesur, por trajtimi ndryshon në varësi të ekzaminimit te okulisti. Kanceri i syve është po aq i rrezikshëm!

Por ajo që duhet të dini është:

Të lidhura

None found

Konjuktiviti alergjik është inflamacion dhe acarim i konjuktivës, pra membranës së hollë që mbulon bulën dhe pjesën e brendshme të qepallave. Kjo gjendje është shpesh sezonale (pranverë), por në disa raste shfaqet gjatë gjithë vitit.

Lloji që ekziston gjatë gjithë vitit është zakonisht për shkak të ekspozimit ndaj antigjeneve të tjerë si marimangat e pluhurit, qimet e kafshëve shtëpiake etj.

Simptomat e konjuktivitit alergjik

Simptomat janë kruajrje në sy dhe qepalla, lot, djegie dhe ndjesi e trupit të huaj, skuqje dhe ënjtje në qepallat.

Ekzaminimi nga një okulist konfirmon diagnozën. Në disa raste rekomandohet një ekzaminim nga një alergolog, në mënyrë që të bëhen disa analiza të lëkurës për të gjetur shkakun e alergjisë.

Konjuktiviti alergjik tek fëmijët

Tek fëmijët shfaqet ndonjëherë në moshë të re (parashkollore), është pak më e zakonshme tek djemtë dhe vërehet se simptomat zvogëlohen me rritjen (8-10 vjeç) në shumicën e rasteve.

Trajtimi i konjuktivitit alergjik

Oftalmologu do të përcaktojë trajtimin e nevojshëm. Trajtimi konsiston në përdorimin e shpeshtë të lotëve artificialë, përdorimin e pikave të syve antihistamine dhe pikave të syve me kortizon. Mbështesat e ftohta në qepalla dhe madje edhe shpëlarja me shumë ujë të ftohtë të rubinetit ofrojnë lehtësim.

Parandalimi i konjuktivitit alergjik

Konjuktiviti alergjik zakonisht nuk është i rrezikshëm për sytë, por është shumë i bezdisshëm. Pas sulmit të parë, pacientët ndërgjegjësohen për problemin dhe përgatiten duke filluar përdorimin e pikave antihistaminike të syve 1-2 javë përpara fillimit të zakonshëm të simptomave, kur sytë mbulohen me mjekim përpara se të bien në kontakt me antigjenet e stinës dhe kështu reagimireduktohet shumë ose dhe eliminohet.

Mund të bashkëjetojë me reaksione të tjera alergjike, si dermatiti alergjik (ekzema), riniti alergjik. Pas infeksionit të parë, që do të përfshijë diagnozën, mund të parandalohet dhe kontrollohet që të mos na shqetësojë shumë.

të fundit

Dyshohet për vjedhjen e katër bizneseve në Shkëmbin e Kavajës, arrestohet 31-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

49 seconds ago

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

13 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

16 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

21 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

22 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

25 minutes ago