Ju më në fund keni gjetur dashurinë e jetës dhe mendoni se duhet të kaloni sa më shumë kohë me të.
Nuk është një ide e keqe, mirëpo ne do t’ju japim një tjetër mendim. Shkenca na tregon sesa herë duhet të takoheni me njeriun e zemrës.
None found
Psikologët sugjerojnë 2 takime ne javë për të ndërtuar një marrëdhënie të mirë dhe të qëndrueshme me partnerin tuaj.
Pse? Për këto arsye:
Parandalon lidhjen artificiale
Scot Carroll, psikiatri dhe autori i “Don’t Settle”, ka treguar rëndësinë e 2 takimeve në javë mes një çifti. Sipas Caroll, të takoni njëri-tjetrin shpesh mund të shkaktojë ankth, gjë që nuk i shërben për mirë një lidhjeje. Nëse takoheni shpesh mund të krijoni një marrëdhënie jo të shëndetshme, të verbuar nga lidhja emocionale. Nëse i jepni vetes kohë nga takimi në takim, kjo gjë do t’ju qartësojë në marrëdhënien tuaj.
Keni hapësirën tuaj personale
Nëse dëshironi të angazhoheni në një marrëdhënie afatgjatë, është e rëndësishme të keni edhe ju hapësirën tuaj personale. Pra, duhet të ruani individualitetin dhe lirinë tuaj, në vend që të mbështeteni shumë tek dikush tjetër. Për ta arritur këtë gjë duhet të bëni disa ditë pushim nga njëri-tjetri, duke u bërë kështu të qartë në lidhje me nevojat tuaja dhe të merrni kohë, sidomos kur sapo e keni njohur dikë.
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kushtrim Ahmeti, e ka vlerësuar si të vonshëm vendimin e Qeverisë së Kosovës…
Pas disa orë kërkimesh, sot (16.11.2026), në orën 10:15, në fshatin Kalen, në rajonin e Mariovës, është gjetur alpinisti 62-vjeçar,…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur sot se marrëveshja për Sigurime…
NATO ka vendosur të reduktojë takimet e nivelit të lartë dhe nuk do të zhvillojë në Shqipëri samitin e liderëve…
Të paktën 17 persona kanë humbur jetën në dy sulme të përgjakshme me armë zjarri në Afrikën e Jugut, në…
Pas dorëheqjes nga detyra e kreut të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Afrim Qendro ka reaguar me një mesazh…