Çaji jeshil para se të flesh është një ndër pijet më të rekomanduara nga studimet për të bërë një gjumë të qetë e të shëndetshëm. Por duhet të bësh kujdes që të zgjedhësh çajin jeshil pa kafeinë. Edhe përzgjedhja e këtij lloji çaji është mjaft e rëndësishme. Më poshtë janë renditur tri arsye kryesore të cilat tregojnë pse duhet të pish çaj para gjumit.
Ndihmon në qetësim
None found
Nga pothuaj të gjitha studimet e kryera në këtë drejtim, ka rezultuar që çaji jeshil ndihmon për të qetësuar nervat dhe për gjendje relaksi, të dyja mjaft të rëndësishme për të bërë një gjumë të qetë natën dhe për të qenë më energjike në mëngjes.
Përmirëson metabolizmin
Studimet kanë treguar se gjumi i qetë dhe i shëndetshëm ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në metabolizmin e trupit. Një sistem metabolik i shëndetshëm siguron një trup në formë të mirë fizike dhe lëkurë të shkëlqyeshme. Gjumi i çrregullt dhe regjimi jo i plotë mund të ndikojë në shtimin në peshë, sepse ngadalëson metabolizmin. Çaj jeshil para se të flesh të siguron metabolizmin në gjendje pune optimale.
Pastron toksinat e trupit
Gjatë ditës, trupi grumbullon mjaft toksina, të cilat bëhen të dëmshme nëse vijon të konsiderohen të parëndësishme apo të nënvlerësohen. Duke pirë çaj jeshil në mbrëmje, në një kohë kur të gjitha ushqimet janë depozituar, ndihmon trupin të pastrohet nga toksinat dhe të ndihet më i lehtë.
Demi Të lindur më: 20 Prill - 20 Maj Ditën e sotme mund të ndjeni një afrim më të madh…
Ish-banori i Big Brother VIP, Keijsi Hyseni, ishte së fundmi i ftuar në Top Albania Radio, ku foli hapur për…
Opinionisti Arbër Hajdari ka folur me tone të ashpra ndaj Mirit, i cili u tregoi duke qeshur banorëve se si…
Më në fund është zbuluar data e finales së madhe! Në një mënyrë spektakolare, këtë mbrëmje në prime banorët dhe…
Pas paralajmërimeve të Ambasadës së SHBA-së për sulme të mundshme nga grupe të lidhura me Iranin, ka reaguar Qeveria shqiptare.…
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë për emisionin “Oponencë” në News24, ka komentuar zhvillimet politike në vend,…