Categories: Uncategorized

Pesë mënyra për ta përmirësuar shëndetin mendor në vitin 2020

Në një dekadë ku stresi, depresioni dhe ankthi janë prezentë gjithandej, është shumë e rëndësishme të punojmë dhe ta mbajmë mirë shëndetin mental, shkruan CNN.

Fatmirësisht ekzistojnë disa mënyra, të cilat janë aprovuar shkencërisht dhe të cilat e përmirësojnë dukshëm shëndetin tonë mental.

Të lidhura

None found

CNN i ka renditur disa prej tyre:

Praktikoni optimizmin- duke shikuar anën pozitive të gjërave, ju e përmirësoni shëndetin tuaj mental. Njerëzit optimistë janë 35% më pak të rrezikuar të pësojnë një sulm në zemër, kanë tendencë të hanë më shëndetshëm, të ushtrojnë vazhdimisht, të kenë sistemin më të fortë imunitar si dhe të jetojnë më gjatë. Të jeni pozitivë nuk do të thotë ta injoroni stresin e ditës. Të jesh optimist do të thotë që kur ndodhin gjëra negative në jetë, të mos e fajësoni veten, dhe të mësoni nga gabimet. Nëse mendoni se nuk jeni person optimist, mos i brengosni, shkenca ka treguar se vetëm 25% e optimizmit është e programuar nga gjenet tona, që do të thotë ne mund ta ushtrojmë trurin tonë t’i shoh gjërat më pozitive.

Bëni punë vullnetare– studimet kanë treguar se t’i viheni njerëzve në shërbim, duke ju ndihmuar pa pritur asgjë në këmbim, i stimulon disa qendra të trurit, që janë të lidhura më hormonet e lumturisë. Puna vullnetare e minimizon stresin, e përmirëson depresionin si dhe e zvogëlon rrezikun e disa problemeve të tjera shëndetësore.

Jeni mirënjohës– numërimi i gjërave pozitive që ju ndodhin në jetë, na mbron nga ankthi dhe depresioni. Sipas ekspertëve një ndër mënyrat më të mira për ta bërë mirënjohjen pjesë të jetës tuaj, është të mbani shënime. Përpara se të shkoni në shtrat, shkruani një eksperiencë të mirë që keni pasur brenda ditës sado e vogël që të jetë.

Shoqërohuni me njerëz– sipas ekspertëve, njerëzit të cilët janë më të lidhur me familjen, shoqërinë dhe komunitetin janë më të lumtur dhe kanë shëndet më të mirë mental. Kjo teori është vërtetuar me anë të një studimi të bërë nga shkencëtarë të Universitetit të Harvardit.

Qartësoni qëllimet tuaja në jetë– gjetja e qëllimit kryesor të jetës, është një mënyrë e mirë për të qenë të lumtur. Psikologu nga Universiteti i Pensilvanisë Martin Sëlingman, ka thënë për CNN se gjetja e qëllimit jetësor, mund të bëhet vetëm kur një individ bëhet pjesë e një gjëje më të madhe se vetja, duke përfshire religjionin, familjen dhe kauzat e tjera sociale siç është puna vullnetare.

të fundit

Raketë godet aeroportin e Riadit; Etihad dhe flydubai ndërpresin fluturimet, ndërsa flydubai i anulon deri më 14 tetor

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

1 minute ago

Tifozët përplasen në hyrje të “Air Albania”, policia pengon përshkallëzimin e situatës

Partizani - TiranaEdhe ku kanë mbetur shumë pak minuta nga startimi i derbit Partizani – Tirana, tensionet janë maksimalisht të…

2 minutes ago

Shiu largohet gradualisht, ja si do të jetë moti ditën e hënë

Pas një dite me reshje intensive, këtë të diel qetësohet moti.Sipas Institutit të Gjeoshkencave, sot priten reshje mesatare të shoqëruara…

17 minutes ago

Trump njofton për armëpushim energjetik mes Moskës dhe Kievit, Zelensky: Nuk isha në dijeni

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar me habi ndaj njoftimit të Donald Trumpit për një armëpushim energjetik mes Rusisë dhe…

17 minutes ago

Raketë balistike godet aeroportin e Riadit, Etihad dhe flydubai pezullojnë fluturimet deri më 14 tetor

Informacione të reja nga mediat ndërkombëtare raportojnë një tjetër sulm me raketa balistike në Aeroportin Ndërkombëtar King Khalid në Riad.…

17 minutes ago

Trump: Rusia dhe Ukraina dakord për ndalimin e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi të dielën se Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për një armëpushim…

18 minutes ago