Edhe pse fshirja e make up-it me letra të lagura ju lehtëson pas një dite të lodhshme, në të vërtetë nuk është ashtu. Në fakt, është e kundërta. Përdorimi rregullisht i letrave të lagura mund të dëmtojë seriozisht lëkurën tuaj dhe të shkaktojë disa probleme.
Këto janë 6 mënyra se si pastrami i make up-it me letra të lagura mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj.
None found
1. Shkaktojnë thatësi.
Letrat e lagura përmbajnë alkool, i cili heq make up-in, por gjithashtu heq vajrat natyrale të lëkurës. Mungesa e lagështirës çon në lëkurë të thatë. Për më tepër, këto letra nuk pastrojnë në mënyrë të efektshme fytyrën dhe prapëseprapë lënë mbeturina pas. Dhe kur aplikoni hidratues, ata nuk do të funsionojnë ashtu siç dëshironi.
2. Mund të shkaktojnë reaksione alergjike.
Skuqja dhe pigmentimi janë të zakonshme, por gjithashtu mund të ketë reagime serioze. Në vitin 2015, një grua pësoi një reagim të ngjashëm dhe për shkak të letrave të lagura, ajo mbeti me shenja të djegura në gishta dhe në fytyrë. Nëse me të vërtetë duhet të përdorni një pastrues, këshillohet që së pari të lexoni etiketën dhe të kontrolloni përbërësit.
3. Janë arsyeja e poreve të bllokuara dhe plasaritjes.
Njerëzit përdorin letrat e lagura për të hequr qafe papastërtinë, vajin e tepërt, make up-in etj. Por nuk janë të vetëdijshëm që një pjesë e tyre mbetet gjithmonë pas. Kjo çon në pore të bllokuara.
4. Mund të shkaktojnë kancer.
Letrat e lagura përmbajnë kimikate që janë të dëmshme për lëkurën tuaj. Kimikatet si parabenët kanë qenë të lidhura me shkaktimin e kancerit të gjirit, pasi imitojnë vetitë e estrogjenit dhe mund të rrisin qelizat e gjirit.
5. Mund të shkaktojnë plakje të parakohshme.
Sipas një mjeku të njohur kozmetik dhe një eksperti për lëkurën, përdorimi i letrave të lagura mund t’ju bëjë të plakeni para kohe. Kur përdorni një letër të lagur, ju prireni ta fërkoni lëkurën, gjë që shkakton lëkurë të varur, rrudha dhe pigmentim.
6. Ato në të vërtetë nuk e pastrojnë fytyrën tuaj.
Sipas estetikës së famshme dhe ekspertit të lëkurës, Renée Rouleau, letrat e lagura kurrë nuk e pastrojnë me të vërtetë fytyrën tuaj. Ato thjesht “njollosin papastërtinë, bakteret, vajin dhe përbërjen përreth saj.” Një shpëlarje është gjithmonë e nevojshme. Mënyra më e mirë për të hequr qafe make up-in është duke e larë fytyrën me ujë dhe një pastrues të butë.
Zjarrfikësit po luftojnë me një zjarr të madh pyjor në provincën e Antalias, në jug të Turqisë, ku flakët po…
Pushimet në Maldive dhe Zanzibar janë bërë shkaktarë që qytetarët t’i sjellin infeksionet tropikale në RMV. Tetë raste të Nilit…
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajori Ozkan Ulutash, priti të hënën Komandantin e Komandës së Përbashkët Aleate…
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar në një aks rural që lidh fshatin Bilaj…
Agron Shehaj, kreu i Partisë Mundësia, ka folur këtë të martë në Now me Erla Mëhillin lidhur me zhvillimet e…
Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump dhe djali i saj Barron, janë vënë në shënjestër të propagandës iraniane. [...]…