lifestyle

Iu lehtësojnë punë, por këto 6 rreziqe për shëndetin do t’ju bindin të hiqni dorë nga letrat e lagura

Janë të lehta për t’u përdorur, sidomos kur jemi duke shpejtuar, por letrat e lagura gjersa largojnë papastërtitë, mund të shkaktojnë goxha dëme. Prandaj është mirë të mendojmë dy herë kur vendosim që grimin ta largojmë me letër të lagur në vend të pastrimit të fytyrës.

BrightSide, sjellë 6 dëmet që letrat e lagura shkaktojnë.

Të lidhura

None found

1.Shkaktojnë thatësi
Letrat e lagura përmbajnë alkool, i cili heq grimin, por gjithashtu heq vajrat natyrale të lëkurës. Mungesa e lagështisë çon në lëkurë të thatë. Për më tepër, këto letra nuk pastrojnë në mënyrë të efektshme fytyrën dhe prapëseprapë lënë mbeturina pas. Dhe kur aplikoni hidratues, ata nuk do të funksionojnë ashtu siç dëshironi.

2.Mund të shkaktojnë reaksione alergjike
Skuqja dhe pigmentimi janë të zakonshme, por gjithashtu mund të ketë reagime serioze. Në vitin 2015, një grua pësoi një reagim të ngjashëm dhe për shkak të letrave të lagura, ajo mbeti me shenja të djegura në gishta dhe në fytyrë. Nëse me të vërtetë duhet të përdorni një pastrues, këshillohet që së pari të lexoni etiketën dhe të kontrolloni përbërësit.

3.Janë arsyeja e poreve të bllokuara dhe plasaritjes
Njerëzit përdorin letrat e lagura për të hequr qafe papastërtinë, vajin e tepërt, make up-in etj. Por nuk janë të vetëdijshëm që një pjesë e tyre mbetet gjithmonë pas. Kjo çon në pore të bllokuara.

4.Mund të shkaktojnë kancer
Letrat e lagura përmbajnë kimikate që janë të dëmshme për lëkurën tuaj. Kimikatet si parabenët kanë qenë të lidhura me shkaktimin e kancerit të gjirit, pasi imitojnë vetitë e estrogjenit dhe mund të rrisin qelizat e gjirit.

5.Mund të shkaktojnë plakje të parakohshme
Sipas një mjeku të njohur kozmetik dhe një eksperti për lëkurën, përdorimi i letrave të lagura mund t’ju bëjë të plakeni para kohe. Kur përdorni një letër të lagur, ju prireni ta fërkoni lëkurën, gjë që shkakton lëkurë të varur, rrudha dhe pigmentim.

6.Ato në të vërtetë nuk e pastrojnë fytyrën tuaj
Sipas estetikës së famshme dhe ekspertit të lëkurës, Renée Rouleau, letrat e lagura kurrë nuk e pastrojnë me të vërtetë fytyrën tuaj. Ato thjesht “njollosin papastërtinë, bakteret, vajin dhe përbërjen përreth saj.” Një shpëlarje është gjithmonë e nevojshme. Mënyra më e mirë për të hequr qafe make up-in është duke e larë fytyrën me ujë dhe një pastrues të butë.

të fundit

Fadil Fazliu to be released after The Hague ruling, son’s message: Ideals cannot be defeated by prison

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.…

14 seconds ago

Limaj calls for institutional response after Hashim Thaçi’s sentencing in The Hague

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, duke…

32 seconds ago

Cakolli raises questions after Thaçi’s sentence: Total could reach 26 years and 5 months

Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar pas dënimit të ish-presidentit Hashim Thaçi me 17 muaj burgim shtesë për pengim të…

49 seconds ago

Erion Veliaj requested postponement of GJKKO hearing, prosecutor Ols Dado: The mayor asked permission to attend other events, but says he cannot come to court

Prokurori i SPAK, Ols Dado, ka deklaruar se sipas informacionit që disponon institucioni, gjendja shëndetësore e kryebashkiakut të Tiranës Erion…

1 minute ago

Gjesti enigmatik i Ronaldos nxit hamendësime mes tifozëve

Cristiano Ronaldo postoi një video në rrjetet sociale në të cilën tregon me gishtat një shenjë të ngjashme me shkronjën…

7 minutes ago

Haziri për vendimin e ri në Hagë: Europa e konsideron Kosovën të paaftë për të garantuar drejtësinë

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Dhomat e…

11 minutes ago