Categories: Uncategorized

Nga lëngu te bishtat, vlerat kuruese dhe ushqyese të qershisë që nuk dini

Në Lindjen e Largët, sidomos në Japoni, pema e qershisë është shumë e përhapur dhe periudha e lulëzimit të saj është një nga më të bukurit e vitit. Shumë turistë vijnë nga çdo vend i botës për të parë “hanamin”, që i përkthyer në shqip është “shikimi i luleve”.

Qershitë janë shumë të pasura me vitamina, sidomos me vitaminën C. Qershitë piqen dhe gjenden nëpër tregje në periudhën maj-korrik.

Të lidhura

None found

Vetitë e qershisë

Qershia përmban vitaminë C, A dhe potas. Por, në të gjenden në sasi shumë të vogla edhe minerale, polifenolë dhe fibra. Ndihmon shumë në funksionimin e aparatit tretës dhe ka efekte antiinflamatorë.

Është një frut shumë i mirë pë rata që ndjekin dieta për dobësim, pasi ka shumë pak sheqer dhe kalori. Përmban flavonoidë që kanë aksion antioksidant dhe luftojnë radikalet e lira.

Sipas disa studimeve, vetitë e qershisë ndihmojnë edhe me problemet e kyçeve, që vijnë nga artriti.

Një veçanti e qershisë është përmbajtja e lartë e melatoninës, që njihet për balancimin e ciklit gjumë-zgjim. Melatonina është gjithashtu një antioksidant i fuqishëm, që ka efekt parandalues ndaj tumoreve të ndryshme. Një veti tjetër e saj është edhe dobia që ka për të luftuar sëmundje të zemrës.

Lëngu i qershisë këshillohet për ata që vuajnë nga pagjumësia, pikërisht sepse përmban melatoninë.

Edhe bishtat e qershive kanë efekte pozitive në shëndet dhe mund të bëhen çaj, pasi kanë veti diuretike.

Vlerat ushqyese

Qershia përmban ujë 77-87% të masës së saj, sheqer në nivelin 11-22.5%, 0.1% yndyrna dhe 0.7-1% proteina. Në këtë frut ka disa vitamina, por më shumë vitamina C dhe A. Pas potasit, që është minerali më prezent i qershisë (222 mg. për 100 g. qershi), ka fosfor (21 mg. në 100 g.), calcium (13 mg.) dhe magnez.

të fundit

Horoskopi 9 Nëntor 2026, zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…

4 hours ago

Kamberi announces the Albanian coalition’s victory: 10 seats on the National Council

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…

4 hours ago

More than 200,000 people protest in Amsterdam against Israel, demanding an end to arms sales

Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…

4 hours ago

Disturbing discovery in Athens: Woman’s body found inside an abandoned suitcase; here’s what investigators suspect

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…

4 hours ago

There is no excuse for my actions”/ Nvidia CEO admits affair with Chinese woman as company launches investigation into espionage suspicions

Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…

4 hours ago

Fermín López shënon dy herë në derbi, por nuk e sheh veten rival të Raphinhas për Pichichin

Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…

4 hours ago