Drenova dhe Kasnica, dy fshatra mjaft të njohur për prodhimin e qershive po këtë vit duket se kushtet e motit kanë ndikuar negativisht në rendimentin e prodhimit. Sasia është e pakët ndërsa në shumë raste prodhimi është dëmtuar duke bërë që të mos shkojë në treg. Në veçanti në Kasnicë pjesë e Bashkisë Patos banorët thonë se për të dytin vit prodhimi është i papërfillshëm për shkak të faktorëve atmosferikë.
Ndonëse pak kilometra më tutje në fshatin Drenovë të Mallakastrës prodhimi është pak më i bollshëm, këtu problemi kryesor është mungesa e fuqisë punëtore për mbledhjen e qershive. Gjithashtu banorët thonë se edhe çmimi nuk është në nivelin e kërkuar. Prodhimin banorët e japin me 50 lekë kilogrami me shumicë ndërkohë që në treg shiten me 250 lekë kilogrami.
None found
Nisur nga kjo situatë mjaft familje që sigurojnë të ardhura nga fruti i qershisë janë vënë në vështirësi. Ky është viti i dytë që prodhimi ka qenë i pakët, në nje zonë e cila njihet për shumë kohësh si prodhuesja kryesore e këtij fruti në Qarkun e Fierit.
Dashi Në ditë si kjo e sotmja do të ishte mirë të mendoni për të ardhmen afatgjatë, edhe pse ka…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka bërë të ditur rezultatet nga zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar. Ai…
Mbi 200 mijë persona kanë mbushur rrugët e Amsterdamit në Holandë, në një protestë masive kundër ofensivës izraelite në Gaza.…
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Agios Panteleimonas, në Athinë, ku trupi i pajetë i një gruaje…
Bordi i Nvidia-s do të nisë një hetim për të vërtetuar nëse CEO i kompanisë, Jensen Huang, ishte shënjestër e…
Fermín López ka minimizuar gjasat e tij për të konkurruar me Raphinhan për trofeun e Pichichit, pasi shënoi dy gola…