Categories: Uncategorized

Nëse partneri ju kontrollon fshehurazi celularin, vuan nga këto 6 probleme psikologjike

Studimet tregojnë se 34% e grave dhe 62% e burrave bien pre e dëshirës për të kontrolluar telefonin e partnerit të tyre. Dhe arsyeja për këtë gjest nuk është vetëm xhelozia. Rezulton, se mund të ketë disa motive psikologjike më të thella që mund të shtyjnë gjysmën tuaj më të mirë në kontrollin e mesazheve dhe të dhënave të tjera personale në telefonin tuaj. Këtu janë gjashtë prej tyre…

Partneri juaj ka vetëbesim të ulët

Të lidhura

None found

Në shumicën e rasteve, kur dikush shikon mesazhet në celularin tuaj, kjo vjen prej faktit që ai/ajo nuk ndihen mjaftueshëm të vlefshëm për ju, pra ndihen të padobishëm në lidhjen që keni ndërtuar së bashku. Edhe në një marrëdhënie të qëndrueshme, afatgjatë, këta njerëz besojnë se partneri i tyre meriton dikë më të mirë dhe rrjedhimisht mund të tërhiqet lehtësisht nga një person tjetër, ndaj duan siguri që partnerët nuk po i tradhtojnë.

Partneri juaj po mendon t’ju tradhtojë

Një kuriozitet jo i shëndetshëm ndaj jetës suaj personale mund të jetë vërtet një shenjë paralajmëruese për ju pasi mund të jetë një projeksion i mendimeve të thella të partnerit tuaj. Me fjalë të tjera, nëse një person dyshon se diçka e papërshtatshme do të ndodhë ose tashmë po ndodh, ky person mund të jetë ai që në të vërtetë po bën këto veprime të papërshtatshme.

Partneri juaj ka çështje besimi

Besimi është themeli i një marrëdhënieje të shëndetshme. Por, nëse partneri juaj mendon se ju po i gënjeni, ka shumë të ngjarë që ata të jenë gënjyer ose mashtruar në të kaluarën. Pas një përvoje të keqe, një person zakonisht bëhet i mbindjeshëm dhe çdo gjest apo fjalë e thënë nga ju mund të ngrejë alarmin në mendjen e tyre.

Partneri juaj nuk është në gjendje të vendosë kufij të shëndetshëm

Në çdo marrëdhënie, duhet të ketë kufij dhe shkelja e tyre nuk është kurrë diçka normale. Partneri juaj duhet ta kuptojë këtë. Kështu që nëse e keni të qartë se respektoni hapësirën tuaj personale dhe nuk do lejoni askënd ta pushtojë atë, partneri juaj duhet të pranojë nevojën tuaj për intimitet dhe jo vetëm.

Partneri juaj ka nevojë për vëmendje

Uluni dhe përpiquni të mbani mend sa shpesh keni biseduar me partnerin tuaj gjatë muajit të fundit. A keni komunikuar siç bëni zakonisht apo ka pasur një rënie të konsiderueshme në sasinë e kohës që keni kaluar së bashku? Nëse nuk keni pasur një bisedë të mirë për një kohë të gjatë, thjesht keni gjetur arsyen e sjelljes së çuditshme të partnerit tuaj.

Partneri juaj nuk është i gatshëm për një lidhje serioze

Nëse partneri preferon të kontrollojë telefonin tuaj pas shpinës në vend që të flasë me ju, kjo mund të jetë një shenjë që ai thjesht nuk është i gatshëm për një lidhje serioze. Këta lloj individësh mund ta shpjegojnë sjelljen e tyre në këtë mënyrë, ata thjesht duan të dinë kush ju ka telefonuar, pra nuk e bëjnë për xhelozi. Por, kjo është një tjetër shenjë jo maturie, që tregon se ai/ajo nuk është gati për një tjetër hap në raportin me ju!

të fundit

CNN reports on protest in Tirana: Clashes between citizens and police on November 28

Protesta e zhvilluar të shtunën në Tiranë, në 28 Nëntor, ditën kur Shqipëria feston Pavarësinë, është shoqëruar me përplasje mes…

3 minutes ago

Snow blankets Dardhë, Korçë–Dardhë route remains passable

KORÇË – Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë edhe zonën turistike të Dardhës, duke zbardhur pjesë të aksit rrugor…

3 minutes ago

Young man arrives at Trauma Hospital with eye bandaged, suspected of being hit by rubber bullet

Protesta e sotme në Tiranë u shoqërua me tensione e përplasje mes policisë dhe qytetarëve. Një qytetar është goditur me…

3 minutes ago

Alavesi befason Real Madridin në Bernabeu dhe i jep Barcelonës mundësinë të shkëputet

Real Madridi ka pësuar një humbje të papritur në shtëpi nga Alavesi me rezultat 2-1, në kuadër të javës së…

6 minutes ago

CNN raporton për protestën në Tiranë: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë në 28 Nëntor

Protesta e zhvilluar të shtunën në Tiranë, në 28 Nëntor, ditën kur Shqipëria feston Pavarësinë, është shoqëruar me përplasje mes…

9 minutes ago

Dëbora zbardh Dardhën, aksi Korçë–Dardhë vijon të jetë i kalueshëm

KORÇË – Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë edhe zonën turistike të Dardhës, duke zbardhur pjesë të aksit rrugor…

15 minutes ago