Categories: Uncategorized

Në këtë ndërtesë lulëzon një “park” më vete (FOTO LAJM)

Arkitekti i famshëm italian, Stefano Boeri, do krijoje qytetin e pyjeve në Liuzhou të Kinës ku do të strehojë rreth 30 mijë banorë dhe do të konkretizohet deri në vitin 2020, sipas një njoftimi nga firma e Boerit, i njohur për planet e shumta të rrokaqiejve.

Problemi i ndotjes së ajrit në Kinë është i njohur dhe në zonat urbane herë pas herë, niveli i grimcave në ajër i tejkalon në një pyll ku ka rënë zjarr.

Të lidhura

None found

Ndotja është përgjegjëse për një të tretën e vdekjeve në Kinë, duke vrarë rreth 1.1 milion në vit dhe vlerësohet se do të shkurtojë jetëgjatësinë me 5.5 vite në veri të vendit.

Si përgjigje, qeveria kineze po përqafon disa strategji novatore dhe jo konvenciale për të përballuar situatën, duke përfshirë edhe projektin e qytetit pyjor Liuzhou.

Qyteti Pyjor po ndërtohet mbi 175 hektarë përgjatë brigjeve të lumit Liu në Liuzhou, një pjesë malore e Provincës Guanxi, e famshme për peizazhet e saj spektakolare të formacionit karstik.

Projekti ambicioz synon që të thithë thuajse 10,000 ton CO2 dhe 57 ton ndotës në vit dhe do të prodhojë rreth 900 ton oksigjen.
Atje do të mbillen rreth 1 mln bimë dhe 40,000 pemë nga mbi 100 lloje të ndryshme.

Zona do të ketë një hekurudhore elektrike me shpejtësi të lartë dhe do të përdorë energjinë gjeotermale për ajër të kondicionuar të brendshëm dhe panele diellore për energji elektrike.

Përveç pastrimit të ajrit përreth, përhapja e jetës së bimëve duhet të zvogëlojë temperaturën mesatare të ajrit, të krijojë barriera zhurme dhe të sigurojë një habitat më miqësor për kafshët, zogjtë dhe insektet.

Boeri shpreson se ky model i arkitekturës së qëndrueshme urbane do të përsëritet në të gjithë Kinën. /albeu.com/

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

5 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

6 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

6 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

6 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

7 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

7 hours ago