E keni lexuar udhëzimin “mos e merr këtë ilaç me lëngun e portokallit” dhe keni menduar përse? Nuk jeni të vetmit.
Të paktën 53 ilaçe mund të bëhen më pak efikase nëse konsumohen bashkë me qitron, prandaj, njerëzit që përdorin ilaçe të caktuara duhet të kenë kujdes se çfarë konsumojnë.
None found
Portokalli dhe grejpfruti përmbajnë një përbërës që kundërvepron me një enzimë në zorrën e hollë, që është përgjegjëse për absorbimin e thuajse gjysmës së të gjitha ilaçeve. Si rezultat, ky frut mund t’i bëjë ilaçet më të forta ose jo aq të forta sa duhet duke ndikuar në mënyrën si trupi i absorbon ato.
Grejpfruti mund të ndikojë seriozisht në mënyrën si ilaçet funksionojnë, sidomos nëse po mjekoheni me ilaçe për tensionin e lartë të gjakut, aritminë kardiake, statinën për uljen e niveleve të kolesterolit ose feksofenadinë për alergjitë shkruan albaniafreepress.
Ju duhet të shmangni grejpfrutin nëse po mjekoheni me këto ilaçe:
Ilaçet për kancerin
• Crizotinib
• Dasatinib
• Erlotinib
• Everolimus
• Lapatinib
• Nilotinib
• Pazopanib
• Sunitinib
• Vandetanib
• Vemurafenib
Ilaçet kundër infeksioneve
• Erythromycin
• Halofantrine
• Maraviroc
• Primaquine
• Quinine
• Rilpivirine
Ilaçet për zemrën dhe enët e gjakut
• Amiodarone
• Apixaban
• Clopidogrel
• Dronedarone
• Eplerenone
• Felodipine
• Nifedipine
• Quinidine
• Rivaroxaban
• Ticagrelor
Ilaçet për ankthin ose sistemin nervor
• Oral alfentanil
• Buspirone
• Dextromethorphan
• Oral fentanyl
• Oral ketamine
• Lurasidone
• Oxycodone
• Pimozide
• Quetiapine
• Triazolam
• Ziprasidone
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Fier–Seman, ku një 80-vjeçar ka humbur jetën pasi…
Xhudisti kosovar Milot Gashi ka fituar medaljen e bronztë në Kupën Evropiane për Kadetë, që po mbahet në Selanik të…
Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një…
Ardit Tahiri ka shënuar gol në fitoren e Kolos Kovalivkas ndaj Kharkivit, ku luan Baton Zabërgja, duke fituar kështu përballjen…
Bashkia e Tiranës ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me administratën bashkiake dhe pretendimet për shkarkimin e…
Studentët, qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, në kuadër të protestës kundër qeverisë. Pasi…