Categories: Uncategorized

Keni probleme me gjumin? 6 mënyra si mund të flini brenda pak minutash

Të gjithë e dimë se një gotë me qumësht të ngrohtë pas një dushi në darkë të sjell gjumë të qetë, por për fat të keq kjo nuk funksionon për të gjithë. Flini vonë dhe ditën tjetër ju duhet të zgjoheni herët, ndiheni gjithmonë të lodhur dhe asnjëherë nuk e nisni ditën plotësisht të relaksuar, e di se ç’do të thotë. Por ja cilat janë sipas terapistëve disa hapa që ju sjellin gjumin brenda pak minutash:

1. Merrni frymë me anën e majtë të hundës

Të lidhura

None found

Kjo është një metodë joge e cila përdoret për të ulur tensionin e gjakut dhe për t’ju relaksuar. Terapisti i gjumit Peter Smith sugjeron: “Shtrihuni në anën e majtë të trupit dhe vendosni një gisht në anën e djathtë të hundës, pët ta mbyllur atë. Filloni të merrni frymë ngadalë me anën e majtë të hundës. Kjo teknikë është veçanërisht efikase në periudhen kur problemet e menopauzës ju pengojnë të flini.

2. Shtrëngoni dhe relaksohuni

Relaksimi i muskujve e përgatit trupin për gjumë. Eksperti i ankthit Charles Linden thotë: “Shtrihuni me shpinë, merrni frymë ngadalë dhe thellë me anë të hundës, dhe në të njëjtën kohë shtrëngojini fort gishtat e këmbës, më pas lërini të lirë. Bëjeni këtë veprim disa herë dhe do të shihni rezultatet.

3. Përpiquni të qëndroni zgjuar

Funksionon pasi mendja do të kërkojë të bëjë të kundërtën thotë psikoterapistja Julie Hirst.

“Mbajini sytë hapur dhe përsëritni me vete ‘nuk do të fle’. Truri nuk i përpunon mirë format mohore dhe si pasojë këtë ‘komandë’ e interpreton si një udhëzim për të fjetur. Si pasojë edhe muskujt e syrit do të lodhen shpejtë dhe pa e kuptuar do të jeni në gjumë” shkruan Shendeti.

4. Kujtoni se çfarë keni bërë gjatë ditës

Kujtoni çdo detaj të gjërave që keni bërë duke filluar nga gjërat që keni bërë para se të flini deri te ato që keni bërë në mëngjes. Kjo të ndihmon që ta çoni gjendjen e trurit gati për gjumë.

5. Rrotulloni sytë

Mbyllini sytë dhe rrotullojini. Terapistët thonë se kjo mënyrë është shumë efektive për të fjetur pasi ndihmon në çlirimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

6. Vini në punë imagjinatën

Meditimi nëpërmjet vizualizimit funksionon më mirë nëse vini në punë të paktën tre shqisa. Ekspertët këshillojnë: “Imagjinojeni veten në një situatë ku ju ndieni diçka, duke lundruar apo duke ecur këmbëzbathur në bar. Imagjinoni sikur po nuhasni lulet, sikur dëgjoni valët e detit apo cicërimat e zogjve. Do të ndiheni të relaksuar dhe do të jeni në gjumë pa e kuptuar as vetë.

të fundit

Del në shesh futbollisti që shpërfilli telefonatat e Sergen Yalçınit

Një situatë e pazakontë raportohet të ketë ndodhur brenda ekipit kombëtar të Turqisë, menjëherë pas emërimit të Sergen Yalçınit në…

2 minutes ago

Selin Bollati sqaron kur do të martohet me DJ Gimbon: “E sigurt që do të jetë më datë 5

Fituesja e edicionit të pestë të “Big Brother VIP Albania”, Selin Bollati, ka thënë më herët se dasma e saj…

8 minutes ago

Rasti Arlinda Zekaj, përgjegjësia institucionale dhe debati politik: A duhet të japë llogari edhe Gazmend Muhaxheri?

Vrasja makabre e Arlinda Zekajt në Pejë ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje dështimet institucionale në mbrojtjen…

11 minutes ago

Liverpool-Arsenal, përballje e madhe në “Anfield” për javën e nëntë të Premier League

Vëmendja e futbolldashësve sot është e përqendruar në stadiumin “Anfield” në ora 17:30, ku Liverpooli dhe Arsenali do të përballen…

16 minutes ago

KLSH gjen shkelje pa fund në buxhetin 2025, dëm ekonomik e financiar 135 milionë euro

Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga…

19 minutes ago

Rigon Llugiqi, organizatori kryesor i Prishtinës: Pas një periudhe të vështirë, mesfushori është bërë shtyllë e ekipit

Rigon Llugiqi po kalon një sezon të jashtëzakonshëm me Prishtinën, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm…

21 minutes ago