Categories: Uncategorized

HOROSKOPI/ Fati do të jetë me ju, por kujdes në raport me partnerin

Dashi
Ju këshillohet të tregoheni pak më pragmatistë e të mos merreni edhe aq me gjërat që nuk ju sjellin ndonjë përfitim. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është Hëna që stimulon këtë aspekt.

Demi
Probleme të mëdha e të vogla në fushën e aktivitetit tuaj profesional bëjnë që sot dita të jetë plot tension e stres, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft interesant sektorin e dashurisë.

Të lidhura

None found

Binjakët
Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarësisht se Marsi “grindavec” edhe sot mund t’ju sjellë ndonjë telash të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin, por edhe egoizmin tuaj.

Gaforrja
Të dini të përfitoni nga situatat nuk do të thotë aspak se nuk jeni korrektë, sepse janë të tjerë ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

Luani
Parashikohet një ditë plot aktivitete, si në punë ashtu edhe në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh do t’ ju hapin mundësi të reja për të arritur suksese. Kujdes me sëmundjet e stinës.

Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do të jenë në një “aleancë” duke zbehur ndjeshëm ndikimin negativ të Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

Peshorja
Me Mërkurin që ju mbështet në çdo aspekt e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.

Akrepi
Më mirë të pritni të kalojë “mëria” e ndonjë ylli jo shumë “miqësor” për ju se sa të ndërmerrni veprime të nxituara, për të cilat më vonë do të pendoheni. Situatë e shkëlqyer në planin sentimental.

Shigjetari
Duhet ta ngulitni mirë në kokë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibra dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, do të bini në konfuzion e nuk do të arrini gjë.

Bricjapi
Ndikimi pozitiv i një sërë yjesh do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Një takim interesant mund të sjellë një dashuri të re.

Ujori
Edhe sot për ju pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Hënës në një në një orbitë të favorshme nga ana tjetër. Kujdes me paratë.

Peshqit
Sot kuadri yjor paraqitet shumë i favorshëm dhe mund të keni mundësi të shumta për të arritur rezultate pozitive. Megjithatë, Hëna luhatëse ju bën edhe ju disi të lëkundur e të pavendosur.

të fundit

Maignan shtyn rikthimin te Milani, Al-Nassr interesohet për kapitenin francez

Mike Maignan ka shtyrë rikthimin nga pushimet dhe bashkimin me Milanin për përgatitjet parasezonale, ndërsa interesimi i ri nga Al-Nassr…

12 seconds ago

Himarë/ Përshtatën lokalin për shitje të lëndëve narkotike, arrestohet pronari dhe banakieri

Një lokal nate në plazhin e Potamit, në Himarë, është zbuluar se ishte përshtatur për shitjen e lëndëve narkotike. Policia…

2 minutes ago

PDK-ja dhe Aleanca kërkojnë nga LVV-ja vazhdimin e seancës konstituive

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës kanë kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive…

9 minutes ago

LDK-ja pritet të vendosë nëse do t’i bashkohet veprimit të PDK-së dhe Aleancës në Kuvend

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se pas diskutimeve në Grupin Parlamentar do të vendosin se…

9 minutes ago

Spain Prepares for Midday Darkness Amid Concerns Over Wildfire Risk

Miliona njerëz në Europë do të kenë mundësinë të vëzhgojnë sot një eklips diellor, ndërsa Spanja duket se do të…

14 minutes ago

Territorial Reform, Aulon Kalaja: Rama Had a Prepared Plan and Is Seeking to Buy Time; the Administration’s Reactions Are Not Sincere

Gazetari Aulon Kalaja në një intervistë në “News24” foli për situatën e zjarreve në vend, si edhe për Reformën Territoriale.…

15 minutes ago