Dashi
Eshtë më mirë të tregoheni pragmatistë e të mos shihni shumë nga gjërat që nuk japin ndonjë rezultat për ju. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është Hëna që jua stimulon.
None found
Demi
Probleme të mëdha e të vogla në fushën e aktivitetit tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuaj të mirë është Afërdita që jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.
Binjakët
Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarsisht se Marsi jo shumë pozitiv edhe sot mund të bëjë të jeni të vrullshëm, por jo shumë të saktë. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.
Gaforrja
Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjerë ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.
Luani
Parashikohet një ditë plot intensitet, si në punë, ashtu edhe në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund të sjellin pështjellim te ju.
Virgjëresha
Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe Saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.
Peshorja
Me Mërkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë do ta keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.
Akrepi
Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndodheni. Mërkuri mund të jetë aleati juaj sot.
Shigjetari
Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuilibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, do të keni gjithmonë prableme në të dyja aspektet.
Bricjapi
“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju ndjekë sot gjatë gjithë ditës dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.
Ujori
Edhe sot pritet një ditë përgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Mërkurit nga njëra anë dhe Afërditës në një orbitë mjaft favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.
Peshqit
Sot mund të keni njëmijë shanse e njëmijë mundësi për të arritur rezultate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqëndroheni, sepse Mari nuk ju jep kohë. Pozitiv edhe erosi./albeu.com
Tensionet gjatë protestës janë zhvendosur drejt Kryeministrisë, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës qeveritare. Në përgjigje, policia…
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Lezhë–Manati, pranë lagjes Gurra. Një automjet tip “Benz”, që drejtohej nga një i…
Një i ri pjesëmarrës në protestë, ka deklaruar se protestuesit nuk do të tërhiqen nga sheshi deri në largimin e…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Indinë, ku një grua 33-vjeçare dhe djali i saj vetëm 6 vjeç kanë humbur…
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, nuk ndodhet as në stol me Bërnlin, ndërsa më 31 tetor luhet sfida me…
Jo vetëm autobot me ujë me presion , forca policie të shtuara apo gaz lotsjellës, por mbi Kryeministri janë vendosur…