Edhe pse çdo shenjë e zodiakut është padyshim shumë interesante dhe çdo grua ka një bukuri të parezistueshme në vetvete, sidoqoftë disa syresh prej tyre janë më të dallueshme! Janë më interesante dhe më të veçanta se të tjerat për arsye nga më të ndryshmet.
Peshqit
Gratë e kësaj shenje janë tërheqëse për nga natyra dhe shpesh karakterizohen nga prania e një atmosfere misterioze. Ato janë në gjendje të krijojnë kontakte dhe marrëdhënie pa konflikte, dhe gjithashtu të marrin gëzim dhe kënaqësi prej tyre. Përveç kësaj, peshqit janë të vëmendshëm dhe kujdesen për partnerin e tyre, gjithmonë duke e rrethuar atë me vëmendje dhe dashuri.
Ujori
Gratë e kësaj shenje dallojnë mes tjerash për origjinalitetin e tyre dhe e dinë shumë mirë këtë kriter, ja njohin si cilësi vetes. Burrat i perceptojnë ato si personalitete energjike, dhe kjo është diçka që është shumë intriguese dhe tërheqëse. Nëse mund të mbani një grua ujor pranë jush, nuk do të mërziteni.
Bricjapi
Gratë e Bricjapit janë të arsyeshme. Ironikisht, burrat e shohin pjekurinë dhe aftësinë e tyre për të marrë përgjegjësinë për gjithçka që bëjnë, si cilësi shumë tërheqëse. Gratë e kësaj shenje pëlqejnë të punojnë dhe të arrijnë qëllimet, dhe ato duan t’i tregojnë të tjerëve se ku i kanë aftësitë e tyre. Me të njëjtën përkushtim, ato kujdesen edhe për familjen.
Shigjetari
Një marrëdhënie me një grua Shigjetar e bën një burrë të lumtur, dhe ajo me siguri nuk do ta lejojë atë të mërzitet për asnjë minutë të vetme. Shigjetarët urrejnë rutinën dhe monotoninë, si emocionalisht, ashtu edhe materialisht. Marrëdhënia juaj me ta do të jetë si një udhëtim emocionues, kështu që përgatituni.
Luani
Burrat tërhiqen nga gratë luan për forcën dhe sigurinë e tyre. Këto gra dinë të marrin përgjegjësi, ata mund të mbështesin partnerin e tyre në çdo situatë dhe t’i bëjnë të qeshin kur janë në një humor të keq. Burrat janë shumë të intriguar nga personaliteti i kësaj “mbretëreshë të xhunglës”.
Akrepi
Ato janë çmendurisht pasionante, energjike dhe shumë emocionuese. Ato pëlqejnë të provojnë gjëra të reja dhe të eksperimentojnë. Zonja e kësaj shenje preferon ta jetojë plotësisht jetën e saj pa u turpëruar për dëshirat dhe aspiratat e veta.
Shpallja e emrave që do të formojnë kabinetin qeveritar të mandatit të katërt të Partisë Socialiste, kanë sjellë reagime si…
Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më herët në aksin Vorë-Fushë Krujë. Mësohet se një kamioncinë ka përplasur…
Pasi mbaruan punët e rëndësishme të ditës, kryeministri Edi Rama në zbardhjen e emrave të qeverisë së tij të mandatit…
Calum Turner ka folur për marrëdhënien e tij me Dua Lipën, duke deklaruar se dëshira e tij e vetme është…
Franca ka një kryeministër të ri, Sébastien Lecornu, 39 vjeç, i cili ka marrë detyrën pas rrëzimit të François Bayrou,…
Ka kohë që nuk kemi dëgjuar të reja nga Dj Geek. Ditën e djeshme, ai festoi ditëlindjen e tij, një…