“Mos bëj kështu se i them policit”. “E thirra doktorin që të të bëjë gjilpërën?”. “Po bërtite vjen hajduti dhe të merr”. Këto tre shprehje që të rriturit i përdorin rëndom, kur duan të “mbarojnë punë shpejt” me fëmijët e të bien rehat, janë një tjetër e keqe e mënyrës tonë si i edukojmë ata, fëmijët. Të rriturit duke filluar nga prindërit, gjyshërit, mësuesit e deri te kalimtarët në rrugë, as që e “vrasin” mendjen të dëgjojnë veten se çarë “nxjerrin” nga goja dhe çfarë efekti bëjnë këto fjalë te fëmija kur i dëgjon. Të rriturve as i shkon në mënd që kanë barazuar dhe njësuar tre “gjëra” që nuk barazohen dhe njësohen.
Të barazosh doktorin me hajdutin dhe policin me hajdutin, është ti minosh fëmijës të mirën, respektin dhe përgjegjësinë. Ky edukim i keq me modele të bëra “lëmsh” nuk mund të “prodhojë” gjë tjetër veçse të rritur konfuzë që nuk dinë të dallojnë të mirën nga e keqja dhe përgjegjësinë nga papërgjegjshmëria./ Lira Gjika
None found
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…