Categories: Uncategorized

Ç’duhet të bësh kur nuk mund të flesh

Tashmë një kohë të gjatë je i shtrirë në krevat, sillesh, rrotullohesh, shikon në një pikë.

Bën çdo gjë që të mund t’i mbyllësh sytë dhe të flesh gjumë, por nuk të shkon për dore, por aspak nuk ta bën të lehtë fakti që është ora 4 e mëngjesit, transmeton Telegrafi.

Të lidhura

None found

Te disa njerëz mungesa e gjumit është vetëm situatë e përkohshme e shkaktuar nga obligimet e shumta, puna dhe brengat.

Pothuajse te çdo person në ndonjë periudhë të jetës së tij ndodh që të kenë probleme me gjumin.

Vetëm të menduarit për atë që nuk mund të flesh, mund të çojë në brengosje e cila nga gjendja e zakonshme krijon brengën e përhershme.

Në atë rast paraqiten metoda të njohura me emrin “higjiena e gjumit”. Po, madje edhe kjo ekziston, sepse disa njerëz nuk mund të flenë menjëherë sapo t’i mbyllin sytë.

Higjiena e mirë e gjumit është një mënyrë jetese. Ajo përfshin bërjen e ushtrimeve fizike rregullisht dhe në kohën e duhur gjatë ditës. Ushtrimet në mëngjes ose pasdite ndihmojnë që të na vijë gjumë kur është koha për të vajtur në shtrat. Por, në rast se ushtrimet bëhen kur afrohet ora për të fjetur, gjumi mund të ikë.

Gjithashtu filmat emocionues ose leximi që të thith krejt mund të na e largojnë gjumin. Para se të shkojmë për të fjetur, mund të jetë më mirë të lexojmë diçka çlodhëse, të dëgjojmë muzikë të qetë ose të bëjmë një banjë të ngrohtë.

Specialistët thonë se mund ta mësoni trurin që ta lidhë shtrirjen në krevat me gjumin, duke u shtrirë vetëm kur keni vërtet ndërmend të flini. Njerëzit që hanë, studiojnë, punojnë, shohin televizor ose luajnë me videolojërat në krevat mund ta kenë më të vështirë që t’i zërë gjumi.

Përgatitja e trupit për të bërë një gjumë çlodhës përfshin edhe të jeni të kujdesshëm me gjërat që hani dhe që pini. Ndonëse pijet alkoolike mund të bëjnë që njeriu të ndihet i përgjumur, në të vërtetë ato mund ta keqësojnë cilësinë e gjumit.

Kafja, çaji, kakaoja, çokollata dhe pijet me kola duhen shmangur natën, sepse nxjerrin gjumin. Nga ana tjetër, pak mango, pak patate të ëmbla, banane, hurma japoneze, orizi, bishtajoret, arrat, lajthitë ose bajamet, nxitin prodhimin e serotoninës, dhe kështu mund të ndjellin gjumë.

Një paralajmërim i vogël: të hash rëndë natën mund të jetë po aq e dëmshme për gjumin, sa edhe të shkosh në krevat me stomakun bosh.

Po kaq i rëndësishëm, sa ç’janë gjërat që bëjmë zakonisht para gjumit, është edhe ambienti ku flemë. Temperatura e kënaqshme, një dhomë e errët dhe pa zhurma, si edhe dysheku e jastëkët e rehatshëm, sikur të ftojnë të bësh një gjumë të mirë. Në fakt, kur ndihemi kaq rehat, mund ta kemi të vështirë të ngrihemi nga shtrati mëngjesin tjetër.

Por mbani mend, qëndrimi në shtrat më gjatë nga ç’është e nevojshme, madje edhe në fundjavë, mund t’ju prishë regjimin e gjumit dhe mund ta keni më të vështirë të flini natën tjetër.

Sigurisht që nuk do të dëmtonit me dashje ndonjë nga organet tuaja jetësore. Gjumi është po kaq jetësor. Është një pjesë e jetës që nuk duhet lënë pas dore ose të nënvlerësohet. Në fund të fundit, një të tretën e jetës e kalojmë duke fjetur.

A mund t’i përmirësoni zakonet tuaja të gjumit? Përse të mos filloni që sonte!

të fundit

Nagelsmann pas daljes tronditëse të Gjermanisë nga Kupa e Botës: Jam i gatshëm të vazhdoj

Kombëtarja e Gjermanisë është eliminuar në mënyrë të papritur nga Kupa e Botës, pasi u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit…

40 minutes ago

Neymar ironizon ekonomistin gjerman pas kualifikimit të Brazilit: Provoje sërish në Botërorin e ardhshëm

Ekonomisti gjerman Joachim Klement fitoi famë të madhe në vitet e fundit, pasi modeli i tij kompleks statistikor kishte parashikuar…

58 minutes ago

Holanda dhe Maroku përballen për kualifikim, ja formacionet zyrtare

Holanda dhe Maroku do të takohen në 1/16 e finales në Kupën e Botës.Sfida mes 'Tulipanëve' dhe afrikanëve zhvillohet në…

2 hours ago

VIDEO/ Vjen befasia e parë, Paraguai eliminon Gjermaninë

Kombëtarja e Paraguait është kualifikuar tutje në Kupën e Botës, pasi eliminoi Gjermaninë pas ekzekutimit të penalltive në raundin e…

2 hours ago

Son Heung-min kërkon ndjesë pas dështimit të Koresë së Jugut: E pamundur të shpreh dhimbjen që ndiejmë

Nuk ishte kjo ajo Kupë e Botës që kishin ëndërruar Son Heung-min dhe Koreja e Jugut. "Taegeuk Warriors" u eliminuan…

3 hours ago

Gjermania dhe Paraguai mbeten në barazim pas kohës së rregullt, kualifikimi vendoset në vazhdime

Gjermania dhe Paraguai nuk kanë arritur të gjejnë fituesin pas 90 minutave të rregullta në përballjen e raundit të 16-shes…

3 hours ago