Temperatura e preferuar e gjumit, sipas shkencës, është shumë e komplikuar. Në përgjithësi, ekspertët rekomandojnë të flesh në një dhomë e cila duhet të jetë mes temperaturave 18 dhe 22 gradë celcius, por jo kushdo mund të përshtatet me këtë ambient. Nëse dhoma e gjumit është shumë e ngrohtë apo shumë e ftohtë, jo vetëm që nuk do ndihesh rehat, por edhe gjatë natës do të kesh probleme, aq sa mund të të çrregullohet edhe cikli i gjumit.
Nëse fle me një person tjetër, mund të jetë e vështirë për të gjetur temperaturën ideale që ju përshtatet të dyve. Ky është momenti kur në ndihmë vijnë batanijet. Shto edhe një (ose tre) nëse ndien të ftohtë, që të sigurosh temperaturën minimale 18 gradë celcius (temperatura e zgjedhur).
None found
Po nëse të ndodh të zbulohesh gjatë natës? Atëherë zgjidhja më e mirë është një dhomë e ngrohtë. Por këshillohet që çdo gjë të jetë me masë. Vërtet nuk mund të flesh në një ambient ku të kërcasin dhëmbët, por as nuk duhet të jesh aq nxehtë sa të djersish gjatë gjithë natës. Qëndro në një ambient ku mund ta ndiesh trupin komod (18-22 gradë celcius).
nga Irena Beqiraj Kur apartamenti bëhet më i leverdishëm se fabrika, qeveria e gjen zgjidhjen tek taksa ! Debati për…
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka pranuar se skuadra e tij nuk u paraqit me mentalitetin e duhur në derbin…
Për të pestën ditë më radhë, sërish sot do të protestohet në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për vrasjen e…
Në nëntor 1999, në Kishnicë afër Prishtinës, në shtëpinë e Sabit Krasniqit, u gjet një listë me 20 emra të…
Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2026, Qeveria e Kosovës ka shpenzuar vetëm 225.5 milionë euro nga 750.9 milionë euro buxhet…
Zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi kanë shënuar një kthesë të rëndësishme politike, pasi lista e mbështetur nga lëvizja…