Duart e ftohta, edhe nëse nuk jeni në një mjedis të ftohtë, mund të jenë diçka normale. Shpesh, duart e ftohta janë një pjesë e përgjigjes natyrale të trupit për të rregulluar temperaturën e trupit dhe nuk duhet të jenë diçka për t’u shqetësuar.
Por, nëse keni duar të ftohta në mënyrë të vazhdueshme, veçanërisht nëse shoqërohet me ndryshime të ngjyrës së tyre, kjo mund të jetë një shenjë paralajmëruese.
None found
Për shembull, duart e fohta mund të jenë një shenjë e një problemi me nervat apo qarkullimin e gjakut, ose një problem me dëmtimin e indeve në duar dhe gishta.
Nëse jeni në një ambjent të jashtëm, në një mot me të ftohtë ekstrem dhe keni duar te ftohta, duhet të tregoni kujdes për shenja të tjera paralajmëruese të morthit.
Shkaqe të duarve të ftohta mund të përfshijnë:
Aneminë
Sëmundjen e Buergerit
Diabetin
Morthin
Lupusin
Sëmundjen e Raynaudit
Sklerodermën
Shenja dhe simptoma të tjera, të cilat duhet t’i keni kujdes, kur keni dhe duar të ftohta janë:
Këmbë dhe gishta të këmbëve të ftohta
Ndryshime në ngjyrën e lëkurës së duarve, siç mund të jetë ngjyra e bardhë apo blu e lëkurës
Mpirje apo therje
Plagë të hapura
Lëkurë të shtrënguar apo të forcuar. /Shendeti +
Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…
Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…
Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…
Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh…
N.N., gruaja që ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, ka rrëfyer se ajo dhe fëmijët e saj…