Categories: kosovë

Nuk ndihemi aspak të sigurt” – Gruaja rrëfen kërcënimet ndaj saj dhe fëmijëve pas vrasjes së dy vëllezërve nga ish-bashkëshorti

N.N., së cilës ish-bashkëshorti ia vrau dy vëllezërit një vit më parë, thotë se ajo dhe fëmijët e saj vijojnë të kërcënohen nga familjarët e tij.

Në një intervistë ekskluzive për emisionin “Debat Plus”, ajo foli për vrasjen, mungesën e mbrojtjes institucionale dhe frikën që, sipas saj, vazhdon ta shoqërojë familjen.

Të lidhura

None found

Ajo tregoi se, pasi kishte denoncuar dhunën, ishte kthyer në shtëpinë e ish-bashkëshortit. Sipas saj, avokati i kishte përcjellë garancinë se dhuna nuk do të përsëritej, ndërsa ajo kishte pranuar të kthehej për hir të fëmijëve.

“Edhe ai ka thënë: më nuk e përsëriti kurrë”, u shpreh ajo.

N.N. pretendon se institucionet nuk e kishin mbrojtur: pas denoncimit në polici, ndaj saj nuk ishte nxjerrë urdhër mbrojtjeje. Ajo shtoi se në dhunën që kishte përjetuar ishin përfshirë edhe pjesëtarë të tjerë të familjes së ish-bashkëshortit.

“Me pas mbrojtje, nuk kish ardh puna deri te vrasja. Kërkush s’e ka marrë këtë rast në dorë”, tha ajo.

Duke kujtuar ditën kur u vranë dy vëllezërit, N.N. tregoi se ndodhej te familja e saj pas vdekjes së babait. Pasi përfundoi e pameja, ish-bashkëshorti e telefonoi dhe i tha se do të shkonte ta merrte.

Sipas rrëfimit të saj, ai e ndali veturën pranë hyrjes së shtëpisë dhe vëllai i saj i vogël doli për të biseduar me të.

“Vëllai jem i vogli i thotë: o burrë, çka ki, hajde merremi vesh me fjalë, çka ki se na s’po dimë sen çka po bëhet… Ai e kërcënojke me fjalë nga kerri”, tregoi ajo.

Më pas, pretendon N.N., ish-bashkëshorti nxori armën dhe qëlloi vëllain e vogël. Kur vëllai tjetër dëgjoi të shtënat dhe doli jashtë, edhe ai u qëllua.

“Krejt fëmijët janë kanë qaty, gratë e krejt jashtë. Në sy të fëmijëve e ka ba atë krim”, tha ajo.

N.N. pretendon se ish-bashkëshorti e kishte planifikuar vrasjen e vëllezërve të saj bashkë me një shok.

Pas ngjarjes, ajo qëndroi te familja e saj edhe një ose dy javë, përpara se të strehohej në një vend tjetër. Ajo vazhdon të punojë.

Për fëmijët, N.N. tha se janë më të qetë pasi nuk jetojnë më me personin nga i cili, sipas saj, pësonin vazhdimisht rrahje dhe trauma. Megjithatë, kërcënimet e familjarëve të ish-bashkëshortit vazhdojnë dhe po ndikojnë edhe te vijimi i shkollës.

“Asnjë trohë s’ndihemi të sigurt prej tyre. Edhe fëmijët e kanë nis me e nal shkollën, krejt prej tyre se po dalin në rrugë. Po shkojnë në shkollë, po kërcënojnë…”, rrëfeu ajo.

Sipas N.N., fëmijët janë kërcënuar dhe joshur që të shkojnë te familjarët e ish-bashkëshortit. Ajo tha se ua ka raportuar rastet institucioneve dhe se familjarët e tij e kanë gjetur edhe vendbanimin ku jetojnë.

Në një rast, kur djalin ia kishin marrë nga shkolla, ajo njoftoi menjëherë policinë. Policia ndërhyri dhe e mori fëmijën prej tyre, tregoi N.N.

Por, sipas saj, shqetësimet dhe kërcënimet nuk u ndalën dhe vinin kryesisht nga vëllezërit e ish-bashkëshortit.

“Ma së shumti nga kunetët, s’po na lënë rahat. Kanë ardhë edhe afër banesës, janë sjellë edhe te shkolla përditë, tuj shku derisa fëmijët u bindën me e nal shkollën”, deklaroi ajo.

N.N. tha se kishte raportuar një rast kur i kishte parë pranë banesës, por pretendon se institucionet nuk i dhanë zgjidhje. Për këtë arsye, më vonë ajo hoqi dorë nga raportimi i rasteve të tjera.

“S’e merr kërkush në dorë këtë punë”, tha ajo.

Në përfundim, N.N. kërkoi siguri dhe drejtësi për veten dhe fëmijët. Ajo shprehu bindjen se një ndërhyrje në kohë nga institucionet mund ta kishte parandaluar tragjedinë.

Tags: dhunefamije

të fundit

Rama-Veliaj conflict / BIRN: Executive power used for political pressure! Calls for an independent SPAK investigation

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

1 minute ago

US elections: Democrat Adam Hamilton ends 94-year Republican dominance in Kansas and secures a Senate seat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

2 minutes ago

Tonight we defeated Goliath”: Democrat James Talarico ends 38 years of Republican dominance in Texas

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

2 minutes ago

Rising prices to bring the budget 5.4 billion lekë in additional revenue in 2027

Rritja e çmimeve po bëhet një burim i konsiderueshëm i të ardhurave shtesë në buxhetin e shtetit. Sipas parashikimeve të…

2 minutes ago

See the weather forecast for November 4, 2026: here are the expected temperatures

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh…

3 minutes ago

Pas humbjes në zgjedhje, Trump paralajmëron konflikt politik me demokratët dhe publikon kapelën “VETO

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas rezultateve të para të zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA, ku demokratët siguruan kontrollin…

3 minutes ago