Categories: Uncategorized

A ndihmon uthulla e mollës të humbisni peshë?

Uthulla e mollës është një produkt i lakmuar e i reklamuar në të mirë të organizmit dhe higjenës shtëpiake. Vlerat e uthullës së mollës janë tashmë të provuara, por ajo nuk zgjidh çdo problem tuajin.

Ka shumë studime që thonë se uthulla e mollës të ndihmon të humbasësh në peshë.

Të lidhura

None found

Megjithatë, me gjasë ky produkt nuk është kaq efikas në rënien në peshë.

Mbështetësit e kurave dietike me uthull molle pretendojnë se pirja e një sasie të vogël të uthullës së mollës përpara çdo vakti largon oreksin dhe djeg yndyrnat.

E njëjta gjë vlen edhe për suplementët e uthullës së mollës.

Kjo teori në fakt nuk është e mbështetur nga shkenca.

Sipas shkencëtarëve, përdorimi i shpeshtë i uthullës së mollës, nuk është i dëmshëm për njerëzit.

Megjithatë, sipas tyre ky produkt nuk arrin të nxisë rënien në peshë dhe mund të shkaktojë probleme të mëtejshme për organizmin nëse konsumohet me tepri.

Problemet që mund të shkaktojë uthulla

Sipas të dhënave , edhe pse rekomandohet, uthulla e mollës ka një nivel të caktuar aciditeti.

Si e tillë, ajo mund të irritojë fytin nëse e pini në sasi të mëdha.

Uthulla e mollës mund të ndërveprojë negativisht me disa suplementë ose ilaçe përfshirë insulinën dhe diuretikët.

Kësisoj, uthulla e mollës mund të ulë nivelet e kaliumit në organizëm.

Rënia në peshë vetëm nëpërmjet aktivitetit fizik dhe ushqyerjes së shëndetshme

Nëse mendoni se ka një magji, që ju ndihmon të bini në peshë, atëherë gaboheni.

Rënia në peshë nuk mund të ndodhë sa hap e mbyll sytë apo brenda pak ditëve dhe muajve.

Rënia në peshë duhet të jetë e shëndetshme, njësoj si ushqyerja.

Çelësi i një humbje të suksesshme të peshës është djegia e më shumë kalorive se sa konsumoni.

Ushqehuni shëndetshëm me fruta, perime, barishte drithëra të plota, proteinë e të tjerë.

Mos neglizhoni aktivitetin fizik çdo ditë.

Niseni me ecje dhe më pas angazhohuni në aktivitete të tjera të dobishme për shëndetin.

të fundit

Besa avancon ndaj Pogradecit, ndërsa Besëlidhja dhe Bylisi zbresin në fushë

Kategoria e ParëKanë nisur pjesët e parë të5 ndeshjeve të Kategorisë së Parë, ku fokusi si gjithnjë është tek kryesfida…

5 minutes ago

Granit Dervisholli jep dorëheqjen dhe mbyll aventurën te Trepça ’89

Granit Dervisholli nuk është më trajner i Trepçës ’89, pasi ka vendosur të japë dorëheqje nga kjo pozitë pas humbjes…

5 minutes ago

El Niño godet Bolivinë, shpallet emergjencë kombëtare për thatësirat dhe përmbytjet

Bolivia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në shkallë kombëtare për shkak të pasojave të fenomenit klimatik El Niño, i cili…

5 minutes ago

Arka me para në vilën e Ballukut, Berisha: Janë paratë e xhepit, të shohim sa do të deklarojë SPAK-u

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar fotografinë e kutisë së kuqe të mbushur me euro, e cila është…

11 minutes ago

Tirana dhe Egnatia përballen në Vorë, pritet një ndeshje e fortë

Tirana - Egnatia TIRANA 0-0 EGNATIA  “Abssinet Superiore”: Java 10-tëStadiumi: “FK Vora”Arbitër: Erjon Bylykbashi FORMACIONET ZYRTARE:TIRANA: Bekaj; Colley, Krymi, Myslovic, Vogli, Kis,…

17 minutes ago

Manxhuka: No Serbian elections or referendums have been held in Kosovo

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arlind Manxhuka, ka deklaruar se që nga ardhja në pushtet e qeverisë aktuale, në territorin…

23 minutes ago