Categories: Uncategorized

7 gabime që shkatërrojnë lyerjen e flokëve brenda javës

Ndryshimet gjithmonë na bëjnë mirë dhe më të lehtat padyshim janë ato të pamjes së jashtme.

Edhe një lyerje floku, një prerje , një ndryshim outfit-i do të rifreskonte pamjen tonë.

Të lidhura

None found

Ditëve të verës po i vjen fundi, ndaj gjëja e parë që duhet të bëni pas plazhit është një prerje dhe trajtim floku që do t’u rikthejë shkëlqimin dhe butësinë.

Ekspozimi për një kohë të gjatë në diell, temperaturate e larta, kripa e detit kanë dëmtuar jo pak flokët tuaj, ndaj një lyerje e prerje në fillim të vjeshtës është gjithmonë një MUST në rutinën tuaj. Por sigurohuni të mos bëni gabimet e mëposhtme:

Mos i lani flokët menjëherë ditën që keni lyer flokët. Prisni të paktën deri në 72 orë. Prisni deri në tre ditë që shtresa e kutikulave të mbyllet plotësisht, dhe të përthithë molekulat e bojës.

Mos i lani flokët më shpesh se dy here ne javë. Armiku më i keq kundër bojës së flokëve është uji. Pasi të keni larë më shampo flokët, lini që uji të rrjedhë vetëm për disa minuta në flokë, pra jo për shumë gjatë, transmeton Living.

Uji i nxehtë dëmton shtresën e jashtme të kutikulës, e kjo është një nga arsyet më të zakonshme që lidhet me zbehjen e ngjyrës. Sa më i nxehtë të jetë uji që shpëlani flokët aq më shpejtë do të zbehet ngjyra.

Përdorni gjithmonë një balsam pasi flokët e lyer me shumë gjasa janë më të brishtë dhe të thatë. Balsami ndihmon në krijimin e një pengese mbrojtëse, e cila mund ta pengojë ngjyrën tuaj të shpëlahet shpejt. Thajini mirë me peshqir, para se të përdorni tharësen e flokëve.

Aplikoni gjithmonë një sprajt kundër nxehtësisë para se të përdorni mjete të nxehta si pjastra e masha për të stiluar flokët.

E fundit por jo më pak e rëndësishme për shëndetin e flokëve tuja, sigurohuni që të kalojnë gjashtë javë nga lyerja para se të lini një takim tjetër në sallonin e bukurisë.

të fundit

Dyshohet për vjedhjen e katër bizneseve në Shkëmbin e Kavajës, arrestohet 31-vjeçari dhe kërkohet bashkëpunëtori

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

33 seconds ago

Valdrin Sahiti tregon rrugën drejt suksesit: Nga Beyonce te emrat e njohur të Hollywood-it dhe Lindjes së Mesme

Stilisti i njohur, Valdrin Sahiti, ka qenë mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ku ka zbuluar…

13 minutes ago

Opozita kundërshton mungesën e planit qeveritar, LVV-ja thotë se dokumenti miratohet së shpejti

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

16 minutes ago

Projekti historik i Xhaferit për Vllazninë, ja çfarë parashikon “Elite Campus

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëVllaznia pritet që së shpejti të ketë një kompleks modern sportiv, i quajtur ndryshe “Vllaznia Elite…

21 minutes ago

Gjendet një kuti plot me para në vilën e Belinda Ballukut në Dhërmi (FOTO)

Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…

22 minutes ago

Shpërthim me lëndë plasëse në tarracën e dyqanit të luleve në Tiranë, policia identifikon autorin e dyshuar

Një shpërthim i dyshuar me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit zonën e Tufinës në Tiranë.…

25 minutes ago