Një kompani braziliane ka vendosur të transformojë lagështirën e ajrit të Amazonës në ujë.
Ky produkt do të shitet në Europën e pasur kundrejt një çmimi të kripur, një shishë për 70 euro.
None found
Sipas kompanisë, procesi i realizimit është i thjeshtë.
Në strukturën e kompanisë mëmë ekziston një sistem që shërben për thithjen e lagështirës, e më pas kondensimin e saj në serbatorë sterilë.
Procesi imiton atë që ndodh në natyrë, pra uji kalon nga gjendja e gaztë në të lëngshme pa papërdorur asnjë proces kimik dhe në mënyrë të pastër e në respekt të mjedisit.
Kompania ka kapacitet të prodhojë deri në 5 mijë litra në ditë.
Gjithashtu kompania ‘O Amazon Air Water’ konfirmon se në kuadër të respektit të ambientit do të përdorë vetëm ambalazh në xham, që do të jenë 100% të riciklueshme dhe me tapë të biodegradueshme.
Targeti është klientela e pasur europiane, pasi shishet prej 750 ml me çmim 70 euro, do të shiten vetëm në kontinentin e vjetër.
Për vitin e parë kompania braziliane ka parashikuar të arrijë të shesë rreth 6 milionë shishe uji që mbërrijnë nga ajri i Amazonës.
Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se ka hapur aplikimin për Provimin e Jurisprudencës. Në njoftim thuhet se kandidatët e interesuar…
Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim pjesëtarët e ekipit që përfaqësoi…
Bullgaria kërkon afat konkret nga Maqedonia e Veriut për ndryshimet kushtetuese dhe përmbushjen e detyrimeve që lidhen me procesin e…
SPB Tetovë njofton se gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Bërvenicës, Sektori për Parandalim…
Katër zjarre të në ambiente të hapura janë aktive në vend, ndërsa 27 janë shuar, sipas raportit të mëngjesit të…
Kryeministri Hristijan Mickoski në emision “N’Dritë” në Alsat theksoi që nuk pret të ketë avancim për çështjen e ngërçit me…