Fitimi i Medaljes së Artë në “Cambrian Patrol 2026” shënon një moment të rëndësishëm për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe ndihmon në forcimin e reputacionit të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Përfaqësimi i suksesshëm përkrah forcave ushtarake partnere dhe aleate tregon përkushtimin e pjesëtarëve të FSK-së për të avancuar aftësitë e tyre dhe për të kryer me profesionalizëm misionin dhe detyrat e ngarkuara.
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandant i FSK-së, priti në takim anëtarët e ekipit që përfaqësoi Kosovën në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare ushtarake “Cambrian Patrol 2026”, ku skuadra e FSK-së u vlerësua me Medaljen e Artë.
None found
Në takim, Gjenerallejtënant Jashari përgëzoi pjesëtarët për arritjen, duke vlerësuar angazhimin, disiplinën, profesionalizmin dhe qëndrueshmërinë e treguar gjatë garës. Ai theksoi se ky rezultat dëshmon përgatitjen e vazhdueshme, bashkëpunimin ndërmjet anëtarëve dhe përkushtimin për përmbushjen e standardeve të larta ushtarake.
Në shenjë mirënjohjeje për suksesin, komandanti i FSK-së ndau medalje për anëtarët e ekipit, duke çmuar kontributin e tyre në përfaqësimin dinjitoz të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Republikës së Kosovës në një garë me pjesëmarrje ndërkombëtare.
Arritja në “Cambrian Patrol 2026” dëshmon nivelin e përgatitjes fizike e mendore, aftësitë profesionale dhe gatishmërinë e pjesëtarëve të FSK-së për t’u përballur me sfida të ndryshme në kushte kërkuese. Ajo gjithashtu pasqyron përparimin e vazhdueshëm të Forcës në zhvillimin e kapaciteteve dhe ngritjen e standardeve operative.
Gjykata e Apelit ka mbajtur sot seancën e kolegjit, në të cilën u shqyrtuan ankesat kundër vendimit të Gjykatës Themelore…
Partitë opozitare, PDK, LDK dhe Aleanca, kanë shprehur kundërshtimin ndaj shqyrtimit të dytë të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e…
Luis Suarez hapi rezultatin me një goditje të fortë në ndeshjen midis Inter Miami dhe Cincinnati, dhe një pikë në…
Studentët janë mbledhur serish këtë të enjte përpara Ministrisë së Arsimit, ndersa policia ka krijuar ka rrethuar godinen. Të rinjtë…
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka deklaruar sot në seancën e Kuvendit se paga e 13-të për vitin 2026 është…
Maqedonia pret që vendet anëtare të Bashkimit Evropian të respektojnë standardet më të larta të sundimit të ligjit dhe e…