Categories: Uncategorized

Tragjedi familjare: Brenda një jave koronavirusi u merr jetën nënës dhe 3 fëmijëve

Ndërsa Elizabeth Fusco vuante akoma humbjen e motrës më të madhe, ajo mori një telefonatë tjetër këtë javë. Vëllai i saj më i madh kishte vdekur gjithashtu.

Ndërkohë që po fliste në telefon me spitalin të mërkurën, ajo dëgjoi tingullin e makinerisë që tregoi se zemra e nënës pushoi dhe aktivitetin e furishëm të mjekëve për ta shpëtuar. Nëna nuk ia doli dot.

Të lidhura

None found

Një ditë më vonë, të enjten, një tjetër vëlla vdiq, duke e lënë familjen e tronditur të New Jersey-t, duke vajtuar humbjen e një nëne dhe 2 vëllezërve brenda një jave, si dhe humbjen e motrës, e cila vdiq 6 ditë më parë, të gjithë viktima të koronavirusit që ka vrarë më shumë se 195 njerëz në Shtetet e Bashkuara.

Nëna e saj dhe shtylla e familjes, Grace Fusco, 73 vjeç, nga Freedhold, New Jersey, vdiqën të mërkurën, pasi u diagnostifikuan me koronavirus.

Vëllai i saj, Carmine Fusco, kishte vdekur pak para nënës së tyre po atë ditë, sipas The New York Times. Një ditë më vonë, të enjten, një anëtar tjetër i familjes tha se vëllai tjetër, Vincent Fusco, vdiq.

Motra e saj e madhe, Rita Fusco-Jackson, kishte vdekur më 13 mars. Të gjithë fëmijët ishin rreth të 50-ve dhe është e paqartë nëse kishin pasur probeme shënetësore.

“Është e pabesueshme! Ata ishin rrënjët e jetës sonë… Sapo pikëllohemi për njërin, telefoni bie dhe një person tjetër ka ikur nga kjo botë, ka ikur nga ne përgjithmonë.”- Elizabeth Fusco i tha Chris Cuomo-s të CNN-it, të enjten në darkë.

Ajo kurrë nuk do të harrojë momentet e fundit të nënës që dëgjoi në telefon.

“Dëgjova në telefon ata doktorët dhe ato makineritë teksa zemra e nënës time pushoi dhe ajo vdiq. Unë kurrë nuk do ta harroj atë.”- tha ajo.

“Përveç vdekjeve, 2 të afërm të tjerë janë shtruar në spital në New Jersey dhe 19 anëtarë të tjerë të familjes janë testuar për koronavirusin dhe po presim me padurim rezultatet. Ata përfshjnë kushërinj, nipër e mbesa dhe të gjithë janë në karantinë. Kjo është një tragjedi e padurueshme për familjen. Shqetësimi më i madh është se ne kemi 4 anëtarë të një familjeje që kanë vdekur, 2 në mbështetje për të mbijetuar dhe një në gjendje të qëndrueshme.”- tha Roseann Paradiso Fodera, kushëriri i nënës.

Sipas The Times, i cili raportoi për herë të parë ngarjen, infeksionet duket se janë shfaqur gjatë një darke familjare këtë muaj. Sipas tij, personi i parë që vdiq nga koronavirusi në New Jersey, kishte marrë pjesë në atë darkë.

Deri në mbrëmjen e së enjtes, New Jersey kishte nëntë vdekje nga virusi dhe të paktën 742 njerëz të infektuar. Kalifornia, shteti më i populluar i vendit, po urdhëron afro 40 milion banorët e tij të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Urdhri i Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom, shënon kufizimet e para të detyrueshme në mbarë vendin në Shtetet e Bashkuara për të luftuar shpërthimin. Ai hyri në fuqi të enjten në mesnatë dhe përfshin përjashtime për shërbimet thelbësore, të tilla si siguria publike dhe kujdesi mjekësor.

Ekspertët po u bëjnë thirrje të gjithëve, madje edhe atyre që nuk ndjehen të sëmurë, të qëndrojnë të paktën 6 metra larg nga të tjerët dhe të shmangin mbledhjet sociale.

të fundit

Everest Kazheli largohet pas tre orësh nga drejtimi i Kadastrës në Elbasan, emërohet Gentian Mahmutaj

Everest Kazheli, i emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në Elbasan, ka dhënë dorëheqjen vetëm tre orë…

5 minutes ago

VIDEO/ Rey Manaj shënon dy herë dhe asiston për golin e Valon Ethemit në fitoren e Sivassporit

Rey Manaj Sivasspor është duke kryesuar momentalisht në shifrat 4-0 përballë Pendikspor, ndeshje e vlefshme për javën e 9-të të…

9 minutes ago

Presidentja Shiroka Pula dhe komandanti i FSK-së diskutojnë për rritjen e kapaciteteve ushtarake

Presidentja e Republikës së Kosovës dhe njëherësh Komandante Supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Justina Shiroka Pula, priti…

10 minutes ago

Ky është çifti i lidhur me tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau gruan dhe vëllanë e saj

Valon Ramushi është emri i të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e së premtes në Livoq…

10 minutes ago

Franca angazhon 3,000 mësues të rinj pas protestave, por studentët paralajmërojnë vijimin e tubimeve

Qeveria franceze ka njoftuar angazhimin e 3,000 mësuesve zëvendësues në rreth 500 shkolla të mesme, në përpjekje për t’iu përgjigjur…

16 minutes ago

Trendafilov: Shporta minimale nuk mund të përcaktohet nga qeveria

Pas publikimit të shportës qeveritare të shpenzimeve mujore reagim të menjëhershëm ka pasur nga Lidhja e sindikatave të RMV-së. Ata…

18 minutes ago