Banorët në Alabama mbetën pa fjalë javën e shkuar kur një zhurmë e fortë (boom) u dëgjua në shumë zona.
Ky fenomen nuk është i panjohur, por origjina e tij po. Prej kohësh ekspertët janë në pikëpyetje, pasi mbetet e paqartë nga vjen dhe çfarë e shkakton. Teoritë janë të shumta, nga avionët supersonikë te meteorët që shpërthejnë në atmosferë.
None found
Sipas asaj që shkruan e përditshmja “DailyMail”, vetëm këtë vit, zhurma të tilla të ngjashme janë raportuar të paktën 64 herë, në vende të ndryshme të botës, përfshirë Michigan, Lapland, St Ives, Swansea dhe Yorkshire.
Pavarësisht teorive të shumta, vetë ekspertët e NASA -s kanë dyshime për origjinën e këtyre “boom”. Duke folur për ABC 3340, Bill Cooke tha se këto zhurma mund të jenë shkaktuar nga një avion supersonik, një shpërthim në tokë, apo një meteor që shpërthen në atmosferë. Ndonëse zhurma e regjistruar më 14 Nëntor në Alabama u kap nga Qendra Gjeologjike Amerikane, të dhënat sugjerojnë se ajo nuk vinte si pasojë e një tërmeti.
Një zhurmë e tillë e fortë është regjistruar në shumë raste, ndër to përfshihen një në Idaho më 15 Nëntor, më 10 Tetor në Cairns, më 11 Maj në Abergavenny, etj. Në disa raste ekspertët kanë konfirmuar se bëhej fjalë për meteorë që shpërthejnë e në disa raste të tjera për avionë supersonikë të ushtrisë amerikane. Por pjesa më e madhe mbeten mister.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në jetën tuaj sentimentale sot mund të shfaqen ndjenja të thella…
Ernest Muçi u kthye si protagonist në radhët e Trabzonsporit, duke ndihmuar këtë të fundit që të triumfonte me penallti…
Kreu i partisë “Lëvizja bashkë”, Arlind Qorri, dhe gazetari Alban Dudushi, kanë debatuar në “Top Story”, teksa po diskutohej për…
Kuvendi ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të akademikut Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën…
Analisti Andi Bushati ka komentuar thellimin e hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e AKSHI-t, ku u sekuestruan mbi…
Një aksident fatal ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë. Blutë sqarojnë, se një 39-vjeçar…