Categories: Uncategorized

Bashkëshortja e Bryant, ftesë me 24 flutura publikut për të përkujtuar Kobe dhe Gianna (FOTO LAJM)

Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vannessa Bryant nëpërmjet rrejtit social ‘Instagram’ ndau një ftesë për përkujtimoren e bashkëshortit Kobe dhe vajzës Gianna.

Ftesa përmban 24 flutura në të purport dhe të verdhë, që janë ngjyrat e lakers, ekipit të basketbollit ku Kobe luante prej 20 vjetësh.

Të lidhura

None found

Aktiviteti që në ftesë quhet “Një kremtim për jetën e Kobe dhe Gianna Bryant” do të zhvillohet në 24 shkurt në Staples Center në Los Angelos, ishte njoftuar një ditë më parë.

Data ishte zgjedhur me vetëdije, pasi numri 2 ishte në fanellën e Gianna dhe 24 në atë të Kobe dhe 20 ishte numri i viteve që ai kishte luajtur tek Lakers.

Për t’i bërë edhe më shumë homazh numrit të legjendës së sportit, ftesa ishte dekoruar me 24 flutura.

Aktiviteti do të zhvillohet në në orën 10 paradite, pasi Clippers luajnë Memphis Grizzlie atë mbrëmje.

Pronari i Clippers, Steve Ballmer dhe trajneri Doc Rivers u desh të firmosnin, pasi ata e kanë marrë arenën me qera. Por vendimi ishte i lehtë duke pasur parasysh solidaritetin për Kobe dhe rëndësinë e asaj date.

Hapësira mund të jetë problem, pasi Staples Center mban 20 mijë persona krahasuar me kapacitetin për 80 mijë të Coliseum, që ishte një zgjedhje tjetër.

Kur u mbajtën homazhet e Michael Jackson dhe Nipsey Hussle në Staples, dyert u mbyllën për këdo që nuk kishte biletë.

Por kjo duket se ishte zgjedhja më kuptimplote, pasi ky ishte vendi ku Kobe luajti pjesën më të madhe të 20 viteve të karrierës të tij me Lakers.

Pjesa e jashtme e arenës ka shërbyer gjithashtu për mijëra tifozë që erdhën për të treguar respektin e tyre.

të fundit

Video: drunk son approaches enraged bull in arena, mother rushes in to save him

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Smart glasses and micro cameras in South Korea’s national exam, 111 candidates suspected of violations

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

4 hours ago

VIDEO/ Djali i dehur i afrohet demit të tërbuar në arenë, nëna futet me vrap për ta shpëtuar

Një nënë në Kolumbi është bërë virale në rrjetet sociale pasi u fut pa hezitim në një arenë demash për…

4 hours ago

Syze inteligjente dhe mikrokamera në provimin kombëtar të Koresë së Jugut, 111 kandidatë dyshohen për shkelje

Autoritetet në Korenë e Jugut kanë zbuluar 111 raste të dyshuara për shkelje të rregullave të provimit kombëtar të pranimit…

5 hours ago

Propozimi i ri i Wenger për pozitën jashtë loje fokusohet te pjesa e sipërme e trupit

Arsene Wenger nuk ka hequr dorë nga ideja për ta ndryshuar rregullin e pozitës jashtë loje. Pasi propozimi i tij…

5 hours ago

Storms and snow” / weather forecast for the weekend and next week, here’s what meteorologists warn

Sinoptikania e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, Besa Sherollari, ishte sot në një lidhje të drejtpërdrejtë televizive, ku bëri parashikimin e motit…

5 hours ago