Pentagon publikoi 3 video që tregojnë pilotët e Marinës Amerikane të cilët vënë re objekte fluturuese të paidentifikuara, të njohura ndryshe edhe si UFO (Unidentified Flying Object).
Për herë të parë, videot u publikuan nga New York Times në 2017-n dhe tregojnë objekte të rrëmujshme që lëvizin me shpejtësi.
None found
Pentagon – selia e Departamentit të Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara – i përshkruan objektet si “fenomene ajrore të pashpjegueshme”. Pamjet u publikuan për “pastruar çdo ide të gabuar që qarkullon dhe për të sqaruar nëse videot qenë të vërteta ose jo,” thuhet në deklaratën e faqes së Departamentit të Mbrotjes.
Në deklaratë sqarohet se videot kanë qarkulluar të paautorizuara dhe se “fenomenet ajrore të vëzhguara mbeten të paidentifikuara”.
Një nga videot tregon një incident në vitin 2004, ku pilotët e Marinës u ndeshën me një objekt 40 metra të gjatë që qëndronte rreth 50 metra mbi ujë, sipas New York Times; dy videot e tjera i përkasin vitit 2015 dhe tregojnë objekte të çuditshme në ajër.
Ditën e sotme një dollar amerikan, blihet për 81.4 lekë dhe shitet për 82.4 lekë. Euro, blihet me 89.3 lekë…
Sot, 114 vjet më parë në Vlorë, përfaqësues të Vilajeteve shqiptare e shpallën Pavarësinë e Shtetit Shqiptar. Kuvendi Kombëtar i…
Sot në Shqipëri kujtohet Dita e Pavarësisë. Dita, kur Shqipëria u vetëshpall e pavarur, në Vlorë, më 28 nëntor të…
Në Ditën e Pavarësisë, studentë, qytetarë dhe shqiptarë nga brenda dhe jashtë vendit pritet të mblidhen sot në Tiranë në…
Ditën e sotme priten reshje intensive deri lokalisht shumë intensive në qarkun e Vlorës, ndërsa në qarqet Berat, Korçë dhe…
Gjendja në arsimin e lartë në Maqedoninë e Veriut është alarmante, ndërsa dyshimet serioze për marrjen e paligjshme të diplomave…