Hotelet në Zvicër kanë gjetur një mënyrë ideale për t’i shpëtuar falimentimit.
Kompania e hotelerisë së luksit Le Bijou, që disponon hotele dhe apartamente me pesë yje në Zyrih, Gjenevë dhe Bazel, ka modifikuar pjesë të biznesit të tij duke ofruar një paketë të veçantë për klientët e saj, ndër të cilët familja mbretërore saudite, sipërmarrës si Steve Wozniak etj.
Paketa për “vipat” që duan një karantinë me pesë yje normalisht është e “kripur”.
Të gjitha kanë elemente sigurie të përbashkëta si check-in pa kontakt, shërbimi i ushqimeve në dhomë sipas dëshirës dhe shërbimi mjekësor.
Por ata që do të duan të paguajnë rreth 1600 euro do të kenë vizitën dy herë në ditë të infermieres, ndërkohë që shërbimi 24 orë kushton rreth 4300 euro.
Po tamponi, testimi që kryhet për të qartësuar mbi pozitivitetin për COVID-19? Natyrisht që hotelet e kompanisë kanë një sasi të pëlqyeshme të tyre, dhe ia shesin klientelës me koston e 430 eurove.
Por ka një kategori klientësh që ata, me gjithë sigurinë që kanë, nuk e preferojnë, pavarësisht parave. “Në qoftë se e dini që keni COVID- 19, ju lutemi të rrini në shtëpi”, thonë ata.
E ardhmja e Ronald Araujos te Barcelona është në pikëpyetje, pasi një klauzolë në kontratën e tij mund të ulë…
Milani po përgatit një ofertë për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano. Sipas burimeve…
Rënia e ekipit të Empolit nga elita e futbollit italian ka bërë që Ardian Ismajli të shikojë opisione të tjera…
Për shkak të mungesës së Kryeparlamentares Elisa Spiropali, Kuvendi do të mbahet të hënën. Vendimi erdhi pas Konferencës së Kryetarëve,…
FIFA ka vendosur të heqë fotot promovuese të futbollistit të Al Ahly, Hussein el Shahat, përpara ndeshjes së Kupës së…
Pak kohë pas ndarjes nga bashkëshorti i saj Gerd Vaso, balerina dhe koreografja Enada Hoxha ka folur hapur për këtë…