sport

Milani është i gatshëm të përfshijë një futbollist në ofertë për transferimin e Xhakës

Milani po përgatit një ofertë për mesfushorin e Bayer Leverkusenit, Granit Xhaka, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Sipas burimeve pranë klubit, takimet mes palëve për të diskutuar transferimin janë planifikuar për javën e ardhshme.

Të lidhura

None found

Xhaka iu bashkua Bayer Leverkusenit në korrik të vitit 2023, pasi u transferua nga Arsenali për 15 milionë euro. Kontrata e tij me kampionët e Gjermanisë është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Gjatë këtij sezoni, reprezentuesi i Zvicrës ka zhvilluar 49 ndeshje, duke shënuar 2 gola dhe dhuruar 7 asistime.

Ndërkohë ‘Calciomercato’ raporton se Milani po shqyrton mundësinë që të përfshijë mbrojtësin Malick Thiaw në një marrëveshje shkëmbimi për të ulur koston e transferimit të Xhakës.

Bayer Leverkusen ka treguar interes për Thiaw prej kohësh, dhe kjo mund të jetë një pikë e favorshme në negociata për kuqezinjtë.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse Bayer do të pranojë një shkëmbim të tillë dhe se çfarë roli mund të luajnë tarifat shtesë në këtë marrëveshje të mundshme.

të fundit

Kriza financiare shkakton ndërprerjen e ndeshjes në Irak pas vetëm 14 minutash

Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…

7 hours ago

Pozhari: After the situation in the north, the new mandate is expected to focus on tackling organized crime

Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…

7 hours ago

Horoskopi 28 Nëntor 2026/ Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…

7 hours ago

Anjeza sqaron historinë me Sharrin: “Polici ekziston

Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…

7 hours ago

Akili sqaron këngën: Antoneta ishte burimi i frymëzimit të tij

Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…

7 hours ago

Akili dhe Bejta sjellin në studion e BBVK performancën e këngës “Për ty pyeta hanën

Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…

7 hours ago