Categories: Uncategorized

OKB: 74 milionë arabë përballë mungesës së larjes së duarve

Rreth 74 milionë persona në rajonet arabe, të varfra në burime ujore, janë në rrezik të kontraktimit të COVID-19 për shkak të mungesës së qasjes me sendet e domosdoshme për larjen e duarve, paralajmëroi sot një agjenci e OKB.

Larja e duarve me ujë dhe sapun po shihet si parandalimi më i mirë kundër sëmundjes potencialisht fatale.

Të lidhura

None found

“Ky akt i thjeshtë dëshmon të jetë i vështirë në një rajon ku 74 milionë njerëz nuk kanë qasje në një strukturë themelore të larjes së duarve”, tha Komisioni Ekonomik dhe Social i OKB për Azinë Perëndimore (ESCWA) në një raport.

“Rreth 87 milionë njerëz në rajon gjithashtu nuk kanë qasje në një burim të përmirësuar të ujit të pijshëm në shtëpitë e tyre”, sipas raportit.

“Mungesa i ekspozon ata në një rrezik më të madh të infektimit pasi ata detyrohen të mbledhin ujë çdo ditë nga një burim publik”, tha agjencia.

“Është urgjente të sigurohet qasje në ujë të pastër dhe shërbime sanitare për të gjithë, pa asnjë kosto për ata që nuk mund ta përballojnë atë, në mënyrë që të shmanget përhapja e mëtejshme e koronavirusit”, theksoi kjo agjenci.

“Në Rripin e Gazës, një nga zonat më të dendura të populluara në botë, vetëm 1 në 10 familje ka qasje në ujë të pastër. Rreth 26 milionë refugjatë dhe persona të zhvendosur brenda rajonit janë gjithashtu në një rrezik më të madh të kontraktimit të COVID-19. Qasja te uji nuk duhet të përdoret si armë lufte”, sipas saj.

të fundit

Private jet crashes in Florida’s Palm Beach County, killing all nine people on board

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

3 hours ago

From Zurich to Tirana, youth protests escalate into violence

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

3 hours ago

Nga Zürichu në Tiranë, protestat e të rinjve përshkallëzohen në dhunë

Protestat e udhëhequra nga të rinjtë, që po tronditin Evropën këtë vjeshtë, përfunduan të shtunën në mbrëmje me dhunë në…

3 hours ago

Rrëzohet një avion privat në Palm Beach County të Floridës, vdesin nëntë personat në bord

Nëntë persona kanë humbur jetën pasi një avion privat u rrëzua në një zonë të banuar në Palm Beach County,…

3 hours ago

Xhaka i zhgënjyer pas humbjes së Sunderlandit: Gabimet elementare po na fundosin

Granit Xhaka nuk e ka fshehur zhgënjimin pas një tjetër humbjeje të Sunderlandit në Ligën Premier, këtë herë me rezultat…

4 hours ago

Tifozët e Juventusit kërkojnë më shumë minuta për Zhegrovën: “Ka mentalitet nga Kosova

Edon Zhegrova duhet vlerësuar dhe të zhvillojë më shumë minuta, kjo së paku është kërkesa e shumë tifozëve të Juventusit…

4 hours ago