Categories: Uncategorized

OBSH ndryshon sërish rregullat: Fëmijët mbi 12 vjeç të mbajnë me patjetër maskë

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndryshuar sërish rekomandimet për mbajtjen e maskës. Në konferencën për shtyp të mbajtur në Gjenevë, OBSH ka rekomanduar që në tentativë për të kontrolluar pandeminë, maska të mbahet nga fëmijët, duke filluar nga ata të moshës 12-vjeçare dhe si dhe më të mëdhenj.

Sipas OBSH-së, fëmijët duhet të mbajnë maskë njësoj si të rriturit të paktën në ato raste kur nuk garantohet rregulli i distancimit për të paktën një metër.

Të lidhura

None found

Ky “ndryshim rregullash” rikthen dhe njëherë debatin për mbajtjen e maskës në një kohë kur pandemia ka marrë përmasa globale dhe të gjitha përpjekjet janë të fokusuar te gjetja e vaksinës. Agjencitë e OKB-së thanë që fëmijët nën pesë vjeç nuk duhet të mbajnë maskë. “Kjo bazohet në sigurinë dhe interesin e përgjithshëm të fëmijës dhe aftësinë për të përdorur si duhet një maskë me ndihmë minimale,” thanë ata.

Por ata shtojnë që në rrethana të caktuara mund të këshillohej që fëmijët midis moshës 6 dhe 11 vjeç të mbajnë një maskë në vendet ku ka një transmetim të përhapur të virusit, ose në ambiente ku fëmijët ishin në kontakt me të moshuarit ose të tjerët në rrezik i lartë i zhvillimit të sëmundjes serioze nëse kontraktojnë virusin.

Sidoqoftë, për fëmijë të tillë të vegjël, një i rritur duhet të jetë i pranishëm për të mbikëqyrur që ata e përdorin maskën me siguri, dhe ndikimi i mundshëm në mësimin dhe zhvillimin e tyre duhet të merret në konsideratë. Sipas udhëzimit të ri, për fëmijët e çdo moshe me çrregullime të zhvillimit, aftësi të kufizuara ose kushte të tjera specifike shëndetësore që mund të ndërhyjnë në veshjen e maskave, “përdorimi i maskave nuk duhet të jetë i detyrueshëm”.

Gjithashtu rekomandohet që fëmijëve të mos u kërkohet të mbajnë maska kur luajnë sport ose kur bëjnë aktivitete fizike “në mënyrë që të mos rrezikojë frymëmarrjen e tyre”, por thekson rëndësinë e mbajtjes së një distancë të duhur nga të tjerët dhe kufizimit të numrit të fëmijëve që luajnë së bashku.

të fundit

Ramabaja: Tri rryma brenda Listës Studentore në Serbi

Analisti politik Sadri Ramabaja ka ngritur pikëpyetje për të ardhmen politike të Listës Studentore në Serbi, duke vënë në dyshim…

6 minutes ago

Operacion i suksesshëm për Harry Kane, sulmuesi tregon se kur planifikon rikthimin

Sulmuesi i Bayern Munichut, Harry Kane, iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale të premten në mbrëmje për të riparuar një këputje…

7 minutes ago

Ish-kreu i Policisë italiane Gianni De Gennaro vetëvritet me armë zjarri, ndërsa po hetohej për masakrën e Via D’Amelio ku u vra Borsellino

Ish-kreu i Policisë italiane, Gianni De Gennaro, i ka dhënë fund jetës duke u vetëvrarë me armë zjarri. Sipas asaj…

13 minutes ago

Shorti për 1/16-tën e Kupës së Kosovës hidhet të premten në selinë e FFK-së

Tërheqja e shortit për fazën e 1/16-tës së Kupës së Kosovës do të bëhet të premten, më 27 nëntor, në…

21 minutes ago

Djali i Sylë Dakajt reagon pas vrasjes së babait në Suharekë: “Ah more bab, keq na le…

Të mërkurën e kësaj jave, një person u qëllua për vdekje me armë zjarri në qytetin e Suharekës. Viktima dyshohet…

28 minutes ago

Gjetur i vdekur në një fermë peshqish në Istog, Prokuroria: Autopsia do të përcaktojë shkakun e vdekjes

Një person është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në vendin e tij të punës, në një fermë për…

28 minutes ago