Categories: Uncategorized

Ngrohja globale, ndikim në Arktik

Shkencëtarët kanë zbuluar se me rritjen e temperaturës së Tokës, është shkëputur një shtresë antike akulli me sipërfaqe afro 113 km katrorë nga ishulli i Groenlandës.

Seksioni i akullnajës së ashtuquajtur “Spalte” ndodhet në verilindje të Arktikut.

Të lidhura

None found

Ajo ishte copëtuar prej vitesh para shkëputjes finale, më 27 gusht.

Doktoreshë Laura Melleri, punon për organizatën ndërkombëtare mjedisore, “Greenpeace” dhe paralajmëron se këto zhvillime të janë kambanë alarmi për krizën klimatike që e pret shpejti botën.

“Nëse kriza merret seriozisht, duhet menjëherë të ndalet lëshimi i gazrave në atmosferë dhe të krijojmë një rrjet rezervatesh oqeanike që mbulojnë të paktën çerekun e planetit blu. Jemi në cepin më fundor të detit akullnajor për të dokumentuar sipërfaqen e ulët të akullit, speciet që mund të mbrohen dhe për të bindur liderët e botës për rolin që ata kanë në këtë krizë.”

Në bordin e anijes studimore “Agimi arktik” ndodhet edhe piloti i akujve, Pol Ruzicki.

Ai lundron në rajon që prej vitit 1996 dhe i vëren ndryshimet që po sjell ngrohja globale.

“Shoh sa me lehtësi lëviz anija dhe them se vetëm dy e dhjeta e sipërfaqes së akullit duhet të ndodhet në ujë. Akullnajat po bëhen copash dhe sasia e akujve sa vjen e zvogëlohet vit pas viti. Jo shumë kohë më parë thuhej se akullnajat do shkrinin për 100 vite dhe në verë nuk do kishte më akuj, pastaj zbriti në 75 vite, 50 vite, dhe së fundmi 15 apo 5 vite. Pra situata po përkeqësohet me shpejtësi, sipas shkencëtarëve.”

Shkrirja e akujve, temperaturat në rritje dhe ditët me reshje janë disa nga fenomenet, që po vërehen gjithnjë e më tepër afër Polit të Veriut.

Studiuesit thotë se vlerat për të tria këto dukuri natyrore tejkalojnë kufijtë normalë të viteve të shkuara dhe kanë vënë në pikëpyetje të ardhmen e Arktikut dhe si kjo do ketë pasoja në sipërfaqet jetësore të Tokës.

të fundit

SHBA-Bosnje e Hercegovinë në Kaliforni, publikohen formacionet zyrtare

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bosnje e Hercegovina do të përballen sonte në kuadër të 1/16 së finales së…

53 minutes ago

VIDEO/ Belgjika përmbys Senegalin në minutën e 125-të dhe siguron biletën për në 1/8 e finales

Përfaqësuesja e Belgjikës është kualifikuar në 1/8 e finales të Kupës së Botës, pasi mposhti Senegalin me rezultat 3:2 pas…

1 hour ago

Tensione te Belgjika, Trossard dhe Tielemans përplasen gjatë sfidës

Leandro Trossard u përfshi në një përplasje të ashpër me bashkëlojtarin e tij gjatë ndeshjes së Belgjikës ndaj Senegalit në…

2 hours ago

Berisha renews the PD leadership, leaving out some of the figures who supported him in the Re-establishment

Sali Berisha ka vendosur të mos rikandidojë më shumë se gjysmën e 17 anëtarëve të zgjedhur që kanë qenë pjesë…

2 hours ago

The 32nd protest ends, citizens demand Rama’s departure: Albania calls for revolution

Është mbyllur protesta e 32-të masive e qytetarëve, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë…

2 hours ago

Dissatisfaction in the vote for the head of the Democratic Party’s National Council, members react with notes on the ballot papers

Gjatë votimit të zhvilluar sot për zgjedhjen e kreut të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, mes anëtarëve demokratë është vënë…

2 hours ago