Këta tulipanë janë autoktonë shqiptarë, të rrallë në natyrë dhe me ngjyrë të verdhë dhe të kuqe. Në shekullin 17 kur tulipanët transportoheshin në Holandë, ato kishin vlerën e një shtëpie. Tulipa Albanica, i cilësuar si lule endemike, është identifikuar për herë të parë në vitin 2003 ndërsa sot ai mbrohet nga autoritetet lokale pasi është në rrezik zhdukje.
Sipas renditjes së tulipanëve Tulipa Albania ndodhet në vendin e 14. Shumë studiues dhe mbrojtës të mjedisit janë duke kontrolluar në natyrë për gjetjen e tulipanëve. Deri tani është arritur mbrojtja e tulipanit në nivel lokal por ajo që synohet është mbajtja e tij në habitatin natyror për shkak të rreziqeve të ndryshme që i kanosen në zonë nga aktivitetet minerare, zjarret apo pakujdesia e njerëzve.
None found
Tulipa Albanica është lokalizuar kryesisht në zonën e fshatit Surrojë por studiesi Besnik Hallaçi thotë se ai është gjetur edhe në zona të tjera. “Sipas studimeve që ne kemi bërë kemi zbuluar se ky lloj tulipani ndodhet edhe në Kukës dhe në Has, pra në dy habitate të tjera. Studimet tona do të vazhdojnë dhe më tej për të parë sesa është shtrirja e këtij lloji”, shprehet ai.
Arlind Ajeti ka gjetur golin në ndeshjen që po luhet mes Boluspor dhe skuadrës së tij Bodrumspor, takim i vlefshëm…
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjet e viktimave, të plagosurit dhe popullin…
Napoli dhe Lazio kanë ndarë pikët në kryederbin e xhiros së 11-të në Serie A.Dy skuadrat italiane zhvilluan një sfidë…
Vinicius Junior është i vetëdijshëm se ka humbur vendin në formacionin titullar të Real Madridit, pas paraqitjeve të mira të…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…