Niveli i ndotjes së ajrit në Londër, Milano, Romë dhe Paris ka rënë në mënyrë drastike që kur u vendosën masat e izolimit pwr parandalimin e koronavirusit.
Nivelet e dioksidit të azotit, i cili kryesisht vjen nga shterjet e automjeteve, dhe nivelet e grimcave që vijnë nga transporti rrugor dhe karburantet që digjen, thuhet se janë ulur dukshëm në të gjithë Londrën.
None found
Shkencëtarët thonë se lënda e grimcave e njohur si PM2.5, aktualisht është rreth gjysma e nivelit që do të ishte normalisht në këtë kohë të vitit, bazuar në matjet mesatare të marra nga pesë vitet e kaluara.
Qendra Kombëtare e Shkencës Atmosferike ka analizuar të dhënat nga Rrjeti i Cilësisë së Ajrit në Londër, dhe zbuloi se të dy ndotësit kanë rënë me gjysmën që nga mesi i shkurtit.
Ndërkohë, sateliti Sentinel-5P i Agjencisë Hapësinore të Agjencisë Evropiane ka konfirmuar se nivelet e ndotësve të dioksidit të azotit në Londër janë dukshëm më të ulëta se në Mars 2019, shkruan albeu.com.
Kjo është e ngjashme me atë që po ndodh në qytetet e tjera të Evropës. Në Romë dhe Milano, për shembull, përqendrimet e ndotësve të ajrit kanë rënë me 50%, dhe ndotja e ajrit në Paris ka rënë me 30%, sipas të dhënave nga Agjensia Evropiane e Mjedisit.
Profesori Alastair Lewis, nga Qendra Kombëtare e Shkencës Atmosferike, Universiteti i York-ut, tha, sipas MailOnline:
Cilësia e ajrit ka filluar të përmirësohet në shumë qytete të Mbretërisë së Bashkuar, duke pasqyruar atë që është parë në vendet e tjera që kanë kufizuar udhëtimin dhe nivelet e aktivitetit në natyrë. Kjo është kryesisht pasojë e vëllimit të trafikut më të ulët./albeu.com
Ditën e sotme, një zjarr masiv është shfaqur në pyllin e Dërmenasit, në afërsi të grykëderdhjes së lumit Seman, Fier.…
Bilall Kasami nga VLEN, ka komentuar sot spekulimet për për kalim në VLEN të kryetarit të Vrapçishtit, Isen Shabani dhe…
Janë dhënë masat e sigurisë për pesë personat e arrestuar, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një hotel në…
Malisheva dhe Gjilani kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për përballjen e tyre në kuadër të xhiros së katërt të Superligës…
Kremlini sinjalizon një klimë të re në marrëdhëniet me Uashingtonin, teksa zëdhënësi Dmitry Peskov deklaroi se mes Shteteve të Bashkuara…
Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) pritet të dalë forcë e parë në zgjedhjet shtetërore në Saksoni-Anhalt,…