“Yedinci Kogustaki Mucize” ose në shqip “Mrekullia në qelinë e 7”, është një prodhim turk për të cilin po flasin të gjithë kohët e fundit. Suksesi nuk ka ardhur më kot, pasi ky film tregon një histori shumë prekëse të një babai të sëmurë me vajzën e tij.
Ky film është renditur ndër më të shikuarit këto ditë vetëizolimi dhe është ndjekur jo vetëm në Turqi, por në shumë shtete të botës duke qenë se është pjesë e Netflix.
None found
Por çfarë fshihet pas këtij filmi? A është histori e vërtetë?
Filmi nuk është bazuar në një histori të vërtetë, por në versionin origjinal Korean që mban të njëjtin titull. Në role kryesore luajnë aktori shumë i njohur për publikun Aras Bulut Iynemli i cili luan rolin e Memos, një person me çrregullime mendore dhe aktorja Nisa Sofiya Aksongu e cila luan rolin e Ova-s, vajza e Memos.
Ova dhe Memo bëjnë një jetë normale pavarësisht çrregullimit të Memos. Një aksident ndryshon jetën e tyre. Një vajzë e vogël godet kokën në një shkëmb dhe vdes. Pranë saj gjendet Memo dhe faji i mbetet atij. Memo futet në burg ndërsa vajza e tij e vogël përpiqet të gjejë dëshmitarë për ta liruar të atin nga burgu. Memo fillimisht keqtrajtohet në burg por kur të burgosurit kuptojnë se ai ka çrregullime mendore vendosin ta ndihmojnë.
Ata bëjnë një plan që Memo të dalë nga burgu dhe të ribashkohet me vajzën e tij. Filmin mund ta ndiqni edhe me titra shqip duke kërkuar “Mrekullia në qelinë e 7”.
Ylli argjentinas, Lionel Messi thuhet se ka ende shumë për të ofruar te Inter Miami, edhe pse është 39 vjeç.Sipas…
Ballkani dhe Drenica kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të në Albi Mall Superligën…
Në konferencë me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se, “lëvizja studentore është kundër korrupsionit dhe kundër…
Një grua 56-vjeçare nga Manastiri dhe një shtetas 38-vjeçar nga Estonia dyshohen se kanë mashtruar qindra qytetarë të Maqedonisë së…
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, nuk ka thënë asnjë fjalë sot lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, kur është pyetur…
MPB Maqedoni njofton se pardje (28.10.2026), në periudhën nga ora 09:00 deri në orën 14:00, në territorin e të gjithë…