Categories: Uncategorized

Donte ta vristë disa muaj më parë, e reja puth të dashurin në sallën e gjyqit

Gushtin e shkuar, një 28-vjeçar në Brazil tentoi të vriste me armë të dashurën e tij, ndërkohë që kjo e fundit zgjodhi ta përqafonte e puthte në sallën e gjyqit, duke u shprehur se e ka falur dhe se është gati ta rindërtojë marrëdhënien.

E gjitha ndodhi gushtin e vitit 2019, kur 25-vjeçarja Micheli Schlosser po debatonte me të dashurin e saj Lisandro Posselt në një dyqan akulloreje në Venacio Aires, një qytet në Rio Grande do Soul, Brazil.

Të lidhura

None found

Vajza e akuzoi atë për tradhti, për shkak të shumë mesazheve që kish’ zbuluar në celularin e tij me vajza. Përpos kësaj vajza e akuzoi Lisandro-n për dhunë seksuale, por reagimi i tij ishte i papritur.

I riu nisi të qëllonte çmendurisht me armë, duke u përpjekur të vriste vajzën. Më pas ai u arrestua dhe u vendos në paraburgim deri në ditën e gjykimit.

Të shtunën, më 1 shkurt, përgjatë gjyqit, diçka e paparashikueshme ka ndodhur. 28-vjeçari u dënua me 7 vjet burg, por pasi i kërkoi gjyqtarit t’i bashkohej burrit në mes të gjykatës, vajza e puthi plot pasion, nën habinë e rojeve të sigurimit, avokatëve dhe publikut të pranishëm në sallën e gjyqit .

“E fal, sepse ai është i mirë”. Vajza dëshironte të justifikonte gjestin e saj në një intervistë për Gazeta do Soul:

“Unë e fala sepse e dua, ai tashmë ka filluar të paguajë për gabimin e tij. Kurrë nuk më kishte sulmuar më parë, ka qenë gjithmonë i mirë për mua dhe isha unë që e provokova. Nga të gjithë burrat që kam pasur, ai ka qenë një nga më korrekte dhe më i sjellshëm për mua. Nuk mund të ankohem për të, ai nuk është një person i keq ”.

Burri nuk do të përfundojë në burg, sepse sipas ligjit Brazilian, kushdo që nuk ka precedent të pastër kriminal dhe nuk është dënuar me më shumë se 8 vjet burgim, nuk duhet të vuajë dënimin në burg.

të fundit

Crosetto in Pristina: Italy is assessing the deployment of military radars in the Balkans

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

3 hours ago

Mourinho rikthehet në Romë mes ovacionesh dhe banderolash nga tifozët verdhekuq

Jose Mourinho mori një pritje madhështore në “Stadio Olimpico”, ku tifozët e Romës e nderuan trajnerin portugez para ndeshjes ndaj…

3 hours ago

Crosetto në Prishtinë: Italia po vlerëson vendosjen e radarëve ushtarakë në Ballkan

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto, ka deklaruar se vendosja e radarëve në Ballkan do të mundësonte mbrojtjen e…

4 hours ago

UEFA detyroi Egnatian të zhvillojë ndeshjen në “Air Albania”, kampionët rrezikonin humbjen në tavolinë

Conference League, Egnatia Të tjera detaje kanë dalë mbi situatën që kaploi sot Egnatian, sa i takon ndeshjes që do…

4 hours ago

Berisha: More than 50 students and citizens injured in protest, their determination was extreme

Gjatë një takimi me drejtuesit e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, Sali Berisha foli për protestën studentore, të cilën…

4 hours ago

Italy: 19-year-old arrested after guns and Nazi symbols found in his home

Një 19-vjeçar nga zona e Pavias, në Itali, është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën armë…

4 hours ago