Categories: Uncategorized

Çdo gjë që dimë rreth iPhone 12

Apple iPhone 12 është bërë subjekt rrjedhjesh së vazhdueshme të informacioneve sekrete. Në këtë artikull kemi përmbledhur çdo gjë që dimë deri më sot. Ka shumë për tu pëlqyer dhe shumë për tu zhgënjyer gjithashtu. Por në tërësi Apple po shkon drejt një produkt emocionues dhe mbase ndër më të rëndësishmit ndër vite.

Kamera – Lajmi kryesor i iPhone 12 është integrimi i një kamere me rang të gjerë 3D. Konfirmuar prej disa burimesh, me këtë kamër iPhone 12 mund të krijojë një hartë të ambientit rrethues në distancën prej 3 metrash. Do të ketë teknologji lazer ndryshe nga sistemet aktuale përdorur në Face ID e iPhone. Një kamër 3D do të ndihmonte me modalitetin portret por fitorja më e madhe është tek realiteti i shtuar.

Të lidhura

None found

Dizajni – Mbase një hapësirë ku iPhone 12 mund të zhgënjejë është pamja. Koncepte radikale janë prezantuar për publikun tashmë por dizajni thuhet se do të jetë identik me iPhone X, XS dhe 11 Pro. Ka ende kohë për ndryshim por Apple pritet që ndryshimet e mëdha edhe për këtë vit ti aplikojë në brendësi.

Ekrani – Ndërsa mund të duket i njëjtë me tre gjeneratat e fundit, iPhone 12, 12 Pro dhe 12 Pro Max do të kenë ekrane si mëposhtë:

iPhone 12: 6.1-inç
iPhone 12 Pro: 5.4-inç
iPhone 12 Pro Max 5G: 6.7-inç

Risi e ekranit për këtë vit do të jetë ekran 120Hz ProMotion ndërsa ka pasur spekulime se edhe rivalët po bëjnë të njëjtën gjë si Samsung, Huawei, LG, OnePlus.

Biometrika – Face ID nuk do të ndryshojë shumë me iPhone 12 me përjashtim të rritjes së vogël të performancës. Por intrigues është rikthimi i Touch ID i cili do të integrohet nën ekran. Vlera e vërtetë e tij do të jetë tek kombinimi me teknologjinë e njohjes së fytyrës për siguri ekstreme.

Konektiviteti – Në këtë aspekt ka shumë spekulime. Sipas raportimeve më të besueshme, porta Lightining do të zëvendësohet nga USB-C. Më i sigurtë është debutimi i 5G në mbarë linjën e iPhone 12. Kjo teknologji do të jetë e disponueshme në bandën mmWave të shpejtësisë të lartë dhe nën-6Ghz të penetrimit të lartë.

Çmimi – Shifrat e kostos së telefonëve mbeten enigmë por sipas analistit Ming Chi-Kuo nuk do të ketë rritje të konsiderueshme të çmimit për shkak të 5G. Debutimi gjithashtu pritet të mos ndryshojë me iPhone e rinj parashikuar në Shtator të 2020.

të fundit

Rama ofendon studentët në protestë: Nuk kanë mend fare, janë kokë boshë!

Gjatë komunikimit live, kryeministri Edi Rama, shënjestroi dhe etiketoi studentët, të cilët kanë dalë në protestë prej rreth një jave,…

4 minutes ago

Adem Salihaj: Rama will not leave power even if Albania burns; he puts him on the same line as Vučić

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Shqipëri kanë hyrë në ditën e pestë, ndërsa tensionet në kryeqytetin Tiranë…

9 minutes ago

Dy sfida zhvillohen sot në kuadër të xhiros së 10-të të Superligës së Kosovës

Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje, në kuadër të xhiros së 10-të.Lideri i kampionatit, Malisheva, luan…

11 minutes ago

Rama: We neutralized the explosive drone targeting the Prime Minister’s Office; the protest is being led by others, not the youth

Kryeministri Edi Rama ka bërë një pretendim lidhur me protestat e ditëve të fundit, duke deklaruar se dy ditë më…

11 minutes ago

Students demand his resignation, Rama reacts: I have tried not to fall into the trap of violence that demands blood!

Edi Rama: Ata që qëllojnë me gurë, zara hekuri e vidha për t’i nxjerrë sytë policië, janë kriminelë. Janë fëmijë…

12 minutes ago

France gripped by protests: 550,000 participants, more than 1,200 arrested and 150 police officers and gendarmes injured; 17-year-old loses hand in…

Pamje dhune dhe shkatërrimesh u regjistruan të shtunën, më 17 tetor, në disa qytete të Francës, gjatë demonstratave masive kundër…

12 minutes ago